E diel, 23 Shkurt, 2025

Roboti në Gjermani shkon në shkollë në vend të nxënësit të sëmurë

- Advertisement1-

Joshua Martinangeli, 7 vjeç, është shumë i sëmurë për të shkuar në shkollë. Por nxënësi gjerman ende mund të ndërveprojë me mësuesin dhe shokët e tij të klasës, përmes një roboti avatar që ulet në klasë në vendin e tij, dhe dërgon një sinjal vezullues kur ai ka diçka për të thënë.

“Fëmijët flasin me të, qeshin me të dhe ndonjëherë edhe bisedojnë me të gjatë mësimit. Joshi mund ta bëjë këtë mjaft mirë gjithashtu,” i tha Reuters në një intervistë Ute Winterberg, drejtoreshë në Pusteblume-Grundschule në Berlin.

- Advertisement -

Joshua nuk mund të ndjekë mësimet sepse mban një tub në qafë për shkak të një sëmundjeje të rëndë të mushkërive, tha nëna e tij, Simone Martinangeli.

Projekti është një nismë private e paguar nga këshilli lokal në distriktin e Berlinit, Marzahn-Hellersdorf.

“Ne jemi i vetmi distrikt në Berlin që kemi blerë katër avatarë për shkollat. Shtysa ishte COVID-19, por mendoj se kjo do të jetë e ardhmja shumë përtej pandemisë,” tha këshilltari i arsimit në rreth, Torsten Kuehne.

“Ndodh herë pas here, për arsye të ndryshme, që një fëmijë nuk mund të shkojë personalisht në klasë. Më pas, avatari mund t’i japë atij një shans që të mbetet pjesë e komunitetit të shkollës,” shtoi Kuehne.

Ai tha se projektin e kishte sjellë tashmë në diskutime politike në nivel shtetëror.

“Më pëlqen sido që të jetë sepse më pëlqen avatari”, tha studenti Noah Kuessner kur u pyet nëse mezi pret të shohë sërish Joshua-n.

- Advertisement -rrrrrrr

“Dhe do të doja më mirë që Joshi të vinte vërtet në shkollë”, tha një tjetër shoqe e klasës, Beritan Aslanglu.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...