Roberti ka postuar në rrjete sociale shkrimin ku shprehet ashpër.
Rober Berisha pak ditë më parë uroi në rrjete sociale vajzën e tij, Renee, e cila filloi shkollën, shkruan lajmi.net
Veshja e vajzës së vogël shkaktoi disa zëra duke u kritikuar për zgjedhjen e veshjes së Renees. Vajza shihej në foto me shumë stil mirëpo barku i ekspozur ishte ai i cili u mori vëmendjen ndjekësve.
Pasi mori kritika të ashpra nga ndjekësit, Roberi si duket është acaruar mjaft shumë edhe me një faqe të Instagramit ‘vipat e bllokut’ të cilëve u ka reaguar publikisht.
Ai u shpreh se vajza nuk shkoi ashtu në shkollë ndonëse në fotografi shihet e veshur shkurt, Roberti gjithahtu sqaroi se Renee në foto ishte në lagjen ku jeton pasi në shkollë ka uniformën që vesh.
Ai gjithashtu u shpreh mjaft ashpër sa eskaloi deri në kërcënime duke iu drejtuar faqes se herën e ardhshme nuk do t`u drejtohet në rrjete sociale por do të ndërmerr masa tjera.
“Kjo foto është bërë para lagjes ku jeton Renee e jo në ditën e parë të shkollës. Në shkollën ku shkon, është amerikane dhe kanë uniformë e ju që merreni me vipa të bllokut… Me fëmijë mos u merrni për klikime se herën tjetër nuk ju bëj tag po….”, shkroi i zemëruar Roberti.