Rishikimi i teksteve shkollore: Publikohen shembuj të botimeve të përmirësuara

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi, publikoi disa foto krahasuese të teksteve të rishikuara, të cilat kanë kaluar përmes një procesi të thelluar dhe të gjatë përmirësimi.

- paragrafi 1 -

Pas shqetësimeve të ngritura vitin e kaluar në lidhje me disa pasaktësi apo pasqyrim jo të përshtatshëm të realitetit në tekstet shkollore, Ministria e Arsimit dhe Sportit ngriti një komision për rishikimin e të gjitha teksteve në arsimin parauniversitar. Ky komision përbëhej nga disa grupe pune me drejtues të rrjeteve profesionale të mësuesve, mësues dhe specialistë të kurrikulës.

- Advertisement -

Në një publikim në rrjete sociale Ministrja Kushi shprehet se tashmë të gjitha këto botime të reja më cilësore janë gati dhe vitin e ardhshëm shkollor do të jenë në dispozicion të nxënësve dhe mësuesve.

Kushi falënderoi Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar dhe Rrjetet Profesionale të Mësuesve për angazhimin dhe kontributin e dhënë në këtë proces të rëndësishëm.