Në një atmosferë dinamike dhe bashkëpunuese, në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë u mbajt mbledhja e parë e Këshillit të Mësimdhënësve në një format tërësisht inovativ, shkruan AlbanianEducation.net.
Në këtë mbledhje i pranishëm ishte edhe drejtori i Arsimit, Samir Shahini dhe shefi i sektorit për arsim, Ridvan Islami.
Për këtë mbledhje ka shkruar dhe Shahini.
“E nga SHFMU “Emin Duraku” Prishtinë në mesin e shumë mësimdhënësve sonte, ku tashmë janë shkrirë nxënës e mësimdhënës edhe të shkollave Shkolla Model “Qamil Batalli” – Prishtinë dhe SHFMU “Pjetër Bogdani”, Prishtinë, si pjesë e ri-organizimit më të madh në Kosovë në arsim, ju dëshiroj mbrëmje të mirë 🌟🫶. “, ka shkruar ai.
Njoftimi i plotë i shkollës “Emin Duraku”:
Sonte në Shkollën tonë Kampione “Emin Duraku” u zhvillua mbledhja e parë e Këshillit të Mësimdhënësve në formatin më inovativ ndonjëherë, ku bashkë u shkrinë kolektivi dhe nxënësit e ciklit VI–IX të SHFMU “Pjetër Bogdani”.
Ky është modeli i ri që po e udhëheqim me zemër , një shkollë që nuk ndalet, një shkollë që është motor i reformave.
Me praninë e mysafirëve special:
📌 Z.Samir Shahini – Drejtor i Drejtorisë së Arsimit
📌 Z. Ridvan Islami– Shef i sektorit për arsim
u vulos edhe një herë fakti se Shkolla jonë është boshti ku lidershipi modern dhe vizioni strategjik bëhen shembull për krejt sistemin arsimor.
✅ Performanca jonë si shkollë është garanci që reformat nuk mbesin vetëm në letër, por marrin jetë në praktikë.
✅ Drejtori i Arsimit, z. Shahini, dha fjalën për përkrahje të fuqishme për Shkollën tonë “Emin Durakun”, stafin dhe vizionin tonë, duke e njohur publikisht rolin që kemi si udhëheqës të ndryshimit.
🎶 Mbrëmja u kurorëzua me darkë dhe tingujt e muzikës së lehtë nga grupi “Karajfili kuq pjate e thyer”, duke krijuar një atmosferë fenomenale të përbashkët.
🙏 Falënderim nga zemra për përkrahjen e fuqishme për miqtë e shkollës:Asdren T. Osaj dhe Arber Gashi – sepse bashkë shkruajmë histori suksesi.
🌟 Për këtë ditë speciale, shpalla Punëtor të Dalluar shtepiakun e shkollës, Sylejman Sylejmani, për kontributin e tij të madh që reformat në praktikë dhe logjistikë të jenë të realizueshme.
Kjo është dëshmia se çdo hallkë e shkollës sonë ka vlerë të madhe në suksesin e përbashkët.
👉 Ne nuk presim reformat – ne i bëjmë ato realitet!
Na priftë e mbara👏