Rinovohet objekti i shkollës së vjetër në fshatin Kërpimeh të Podujevës, shndërrohet në çerdhe

- Advertisement -

Objekti i shkollës së vjetër në fshatin Kërpimeh të Podujevës që për dekada shënoi historinë e arsimit shqip, është rinovuar dhe shndërruar në një çerdhe moderne dhe funksionale për fëmijët e kësaj ane, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, i cili ka publikuar edhe foto të objektit që ishte thuajse i shkatërruar, dhe renovimit të tij.

- Advertisement -

Postimi i tij i plotë:

Objekti i shkollës së vjetër të Kërpimehut, që për dekada shënoi historinë e arsimit shqip, ishte lënë në gjendje të mjerueshme (gati të shkatërruar).

Me vullnetin tonë ky objekt tash është rinovuar tërësisht duke ruajtur vlerën e tij si trashëgimi arsimore dhe është përshtatur për një funksion të ri, duke e shndërruar në një çerdhe moderne dhe funksionale për fëmijët e kësaj ane.

- Advertisement -

Nga 1 shtatori, kjo çerdhe do t’u ofrojë fëmijëve një ambient të sigurt, të ngrohtë dhe të përshtatshëm për zhvillimin e tyre.
Dallimi është i qartë!