E hënë, 24 Shkurt, 2025

Rinor Qehaja: Vlerësimi i performancës së mësimdhënësve është i domosdoshëm

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit tha se mësimdhënësit do t’i nënshtrohen një numri vlerësimesh, që do t’ju mundësojë atyre ngritjen në karrierë por edhe paga më te mëdha.

Një kohë të gjatë përplasjet ndërmjet Ministrisë dhe mësimdhënësve u zhvilluan për nivelin e vlerësimit dhe këta të fundit kundërshtuan çdo mundësi të testimit të tyre me shkrim.

- Advertisement -

Për, Rinor Qehajën nga Instituti EdGuard, vlerësimi i performancës së mësimdhënësve është i domosdoshëm por nuk duhet të shihet si ndëshkim për ta.

“Ajo që shpresojmë shumë të shohim është një vlerësim performance kryesisht të bazuar në shkollë, jo shumë nga vlerësime formale të jashtme por vlerësim brenda komunitetit si përkrahje i komunitetit për çdo mësimdhënës. Në të njëjtën kohë ky vlerësim duhet të jetë i lidhur me gradimin e mësimdhënësve në licenca që të na shërbej edhe si një incentivë e mirëfilltë financiare për performancë më të mirë por edhe dallim brenda komunitetit të mësimdhënësve”, tha Qehaja.

Vlerësimi dhe përformanca e mësimdhënësve është një problem i kamotshëm në sistemin e arsimit në Kosovë por deri më tani nuk ka pasur ndonjë iniciativë për zgjidhjen e këtij problemi

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...