E mërkurë, 26 Shkurt, 2025

Rinor Qehaja: Vlerësimin e përformancës së mësimdhënësve duhet ta bëjmë më kredibil

- Advertisement1-

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se nuk do ta lejojnë testimin e mësimdhënësve.

Rinor Qehaja nga Insituti EdGuard, ka thënë se Sindikata e Arsimit nuk ka asnjë arsye të jetë kundër vlerësimit të mësimdhënësve.

- Advertisement -

Ai kërkon që SBAShK-u të mos e marr këtë si ndëshkim, por si përkrahje.

“Unë vlerësoj që SBASHK-u nuk ka ndonjë arsye kundër vlerësimit të mësimdhënësve, neve kemi një legjislacion që e parasheh vlerësimin e mësimdhënësve në periudha të caktuara. Ajo çka SBASHK-u gjykoi është në kundërshtim, është kundër testimit të mësimdhënësve e që kjo asnjëherë nuk është prezantuar nga askush. Pra, debati jonë i përbashkët i të gjithëve dhe përkushtimi i përbashkët duhet të jetë se si të rishikojmë legjislacionin aktual të vlerësimit të përformancës, ta bëjmë atë më kredibil që të na sjellë rezultate të vlerësimit të besueshme dhe valide për çdo mësimdhënës dhe assesi ky proces të mos perceptohet si ndëshkues, por përkundrazi si përkrahës për mësimdhënësit tanë”, tha Qehaja pëe EO.

Njohësi i arsimit po ashtu tha se Kosova ka ligje të mira, por sipas tij mungon llogaridhënia dhe përgjegjësia për zbatimin e tyre.

“Kosova nuk mungon në ligje të këqija, nuk mungon në dokumente strategjike të këqija, por Kosova mungon në llogaridhënie dhe përgjegjësi për zbatim të këtyre ligjeve. Pra, individët, institucionet përgjegjëse për zbatimin e këtyre legjislacioneve duhet të thirren në përgjegjësi për zbatimin dhe mos zbatimin e tyre”, tha ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Ana Llazo: Edukimi Rural – themel për barazinë sociale dhe zhvillimin e zonave të largëta

Edukimi është një e drejtë themelore dhe një mjet i fuqishëm për zhvillimin ekonomik...

Minire Pira, zgjedhet mësuesja më e mirë në shkollën “Dardania” në Prishtinë

Minire Pira, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Dardania" në Prishtinë për...

Afërdita Kçiku, zgjedhet mësimdhënësja më e dalluar në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë

Afërdita Kçiku, është zgjedhur mëimdhënësja e dalluar për vitin 2024/2025 në shkollën "Xhavit Ahmeti"...

Diturije Hajdini, zgjedhet mësimdhënëse e dalluar në shkollën “Mitrush Kuteli”, në Prishtinë

Shkolla "Mitrush Kuteli", në Prishtinë ka zgjedhur Diturije Hajdini, mësimdhënëse meritore, për vitin shkollor...