Rinor Qehaja: Vlerësimi i mësimdhënësve i domosdoshëm, por duhet të bëhet nga drejtorët e shkollave

- Advertisement -

Prej muajsh Minstria e Arsimit ka kërkuar një vlerësim të mësimdhënësve në gjithë Kosovën duke përmendur testimin e tyre, por ajo nuk ka dhënë asnjë hollësi rreth tij.

- paragrafi 1 -

Rinor Qehaja nga Instituti EdGuard, thotë se vlerësimi i performancës së mësimdhënësve është e domosdoshme por duhet të bëhet nga drejtorët e shkollave pasi vlerësimi i jashtëm është i pamundur pasi ka mungesë të inspektorëve.

- Advertisement -

“Testimi është prezent në proces të licencimit për ata mësimdhënës që dëshirojnë të avancohen në karrierë mirëpo të testuar të gjithë mësimdhënësit përnjëherë si pjesë e vlerësimit të tyre kjo është e papranueshme por edhe hiç fare e realizueshme”, ka deklaruar ai për mediat kosovare.

Vlerësimi dhe performanca e mësimdhënësve është një problem i kamotshëm në sistemin e arsimit në Kosovë por Ministria e Arsimit ende nuk e ka saktësuar se në çfarë forme do të bëhen vlerësimi dhe kur do të ndodhë.