E diel, 19 Janar, 2025

Rinor Qehaja: SHBASHK-u nuk ka të drejtën e pengimit të procesit mësimor

- Advertisement1-

Rinor Qehaja, drejtor i Institutit ‘ED Guard’, tha se MASHTI duhet të rrisë dialogun e strukturuar me institucionet lokale qeverisëse, në mënyrë që reformat e prezantuar në nivel qendror të shkojnë te nxënësit në klasë.

Ai nënvizoi të arriturat brenda këtij katërvjeçari qeverisës, sipas të cilit MASHTI ka bërë rishikimn e teksteve shkollore, licencimin e mësimdhënësve, si dhe rishikimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.

- Advertisement -

Brenda këtij mandati qeverisës të aktivitetit të Ministrisë së Arsimit, Qehaja tha se vërehet një zhvillim në sektorin e arsimit në nivel politik, por që me vështirësi dhe me vonesë është arritur në procesin mësimor në aspektin cilësor.

Kurse për kërkesat e SBAHK-ut drejtuar Ministrisë së Arsimit, për rritjen e pagave, Qehaja tha se qeveria tashmë ka realizuar ngritjen e pagave, derisa shtoi se greva është e drejtë e garantuar me ligj, por që vuri theksin se SHBASHK-u nuk ka të drejtën e pengimit të procesit mësimor. “Ndërprerja e procesit mësimor është padrejtësi e targetume ekskluzivisht kundrejt nxënësit”, tha Qehaja në “InfoPlus”, në RTK.

Ai tha se SBASHK-u ka të drejtën e dialogimit për kontratën kolektive, që janë të domosdoshme kur rrisin nivelin e mirëqenies.

Duke folur për protestat e studentëve të UP-së të paralajmëruar për të martën, Qehaja tha se UP duhet të ketë parasysh statutin e UP-së në të cilën përcaktohet qartë numri i afateve të provimeve, teksa tha se Rektorati i UP-së është në të drejtën e tij, gjithashtu edhe kërkesat e studentëve të jenë në linjë që parashihet në legjislacion, derisa shtoi se protestat e studentëve është e drejtë demokratike, por që kërkesat të jenë në përputhje me linjën statutore.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...