Në shumë shkolla ka jo pak nxënës problematik. Por, ata sipas Udhëzimit Administrativ nuk guxojnë të përjashtohen, por vetëm të suspendohen.
Kundër përjashtimit të nxënësve nga shkolla janë edhe nga Instituti EdGuard.
Rinor Qehaja, drejtor i Institutit EdGuard ka thënë se ka vite që avokojnë kundër përjashtimit të nxënësve, pasi sipas tij nëse ndodh një gjë e tillë vetëm sa përshkallëzohet problemi.
“Kemi nevojë për një komunitet te shkollave që të ballafaqohen me secilin nxënës, të merren me ta individualisht me zgjidhjen e problemit, por jo ta përjashtojnë nxënësin”, ka deklaruar Qehaja për KiksKosova, transmeton Albanian Education.
Ai tutje thotë se shkollat nuk duhet të krijojnë një shabllon të zgjidhjes së problemit, ndërsa thotë se ato nuk guxojnë të lihen të vetme.
“Në asnjë moment nuk guxohet që shkollat të lihen të vetme, institucionet qeveritare duhet të ofrojnë përkrahjen e tyre”, thotë Qehaja, ndërsa shton se dhuna në shkolla nuk zgjidhet me një dokument ligjor. /Albanian Education.net/.