E enjte, 19 Shtator, 2024

Rinor Qehaja: Një numër i madh i fshatrave, do ta kenë problem numrin e nxënësve për mësimdhënës

- Advertisement1-

Njohësit e arsimi në Kosovë po e shohin me shqetësim mbylljen e shkollave nëpër fshatra.

Drejtori i Instituti “EdGuard” Rinor Qehaja, u shpreh i befasuar nga mosreagimi i institucioneve përgjegjëse që merren me ristrukturimin e shkollave.

- Advertisement -

“Mbyllja e shkollave do të jetë trend në rritje për shkak edhe të projeksioneve në rritje për ulje demografike të numrit të nxënësve. Nuk është befasuese, të tilla projeksione i kemi nga Agjencioni Statistikave, mirëpo është befasuese mos reagimi i institucional që për më bërë atë ristrukturimin e nevojshëm të shkollave në nivel vendi në mënyrë që të gjitha hapësirat shkollore të shfrytëzohen në mënyrë efiçientë dhe maksimale në çdo komunë dhe për çdo nxënës”, tha ai.

Ai tha se një numër i madh zonave rurale do të kenë problem me numrin e nxënësve, për këtë arsye sipas tij, është e domosdoshmëria që të ketë një ristrukturim dhe rikoncentrim të nxënësve në shkolla në zonat më urbane.

“Një numër i madh i fshatrave, pra zonat rurale në nivel vendi pa dyshim që do ta kenë problem numrin e nxënësve për mësimdhënës dhe shfrytëzimin e këtyre hapësirave shkollore. Andaj edhe domosdoshmëria që të kemi një ristrukturim dhe rikoncentrim të nxënësve në shkolla në zonat më urbane aty ku është e mundur, mirëpo të kemi edhe një tavan të numrit të nxënësve për një shkollë rurale ku nuk cenohet pastaj as interaktiviteti, por as zhvillimi social i nxënësve për shkak të numrit të vogël atje prej 10 vetave ose pesë vetave në një shkollë”, tha ai.

Qehaj tha se për këtë fenomen shteti duhet që të ketë një evidencë statistikore me numrin e nxënësve, në proporcion me shkollat si dhe numrin e nxënësve në proporcion me mësimdhënësit. Ai tha se ky problem kërkon një konsensus nacional dhe një politik të qëndrueshëm.

“Pikë së pari neve na nevojitet një evidencë e mirëfillte statistikore se kush është numri i nxënësve në shkollat tona, kush është numri i nxënëseve si proporcion me hapësirat shkollore që i kemi ne dispozicion, numri i nxënësve në proporcion me numrin e mësimdhënësve dhe gjitha këto karshi edhe projeksioneve demografike nga Agjencioni i Statistikave. Pra të gjitha këto së bashku me plotë indikator të tjerë do të mund të na ofronin një pasqyre të mirëfillte të gjendjes aktuale dhe si mundësi pastaj për çfarë do intervenimi në nivel politikash që duhet të vijnë nga niveli qendror. Kjo çështje është shumë e ndjeshme për tu deleguar te komuna, kjo çështje nevojitet dhe kërkon një konsensus nacional dhe një politik të qëndrueshëm që vije si produkt i një debati të gjerë me përfshirje të mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve dhe një produkti shumë cilësorë të një evidence statistikore se kush është gjendja sasiore”, tha ai per Ekonomia Online.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...