E shtunë, 18 Janar, 2025

Rinor Qehaja: Mësimdhënësit nuk i kanë nxitur nxënësit që të marrin pjesë në mësim të shtunave

- Advertisement1-

Zëvendësimi i orëve të humbura gjatë grevës ditën e shtunë po vlerësohet si proces i dështuar, pasi sipas njohësve të fushës së arsimit në shumicën e shkollave nuk është mbajtur fare mësim në vikend.

Sipas drejtorit të Institutit “EdGuard” Rinor Qehaj, në ato shkolla që është mbajtur mësimi, nuk ka pasur kurrfarë cilësie ose efikasiteti në mësimdhënie.

- Advertisement -

Ai shtoi se edhe mësimdhënësit nuk kanë pasur përkushtim që t’i nxisin nxënësit që të marrin pjesë në mësim gjatë të shtunave.

“Zëvendësimi i orëve nuk mund ta konsiderojmë të suksesshëm, është dëshmuar në shumë shkolla, në ato shkolla që është mbajtur është mbajtur vetëm përfaqësish pa kurrfarë cilësie ose efikasiteti në mësimdhënie dhe në të tjerat nuk është mbajtur fare, ka munguar në tersi një përkushtim i mësimdhënësve për ti nxitur nxënësit për pjesëmarrje por edhe komunitetit të prindërve i kthyer si një neglizhencë pa fajin e tyre. Këto orë duhet të zëvendësohen, një muaj është një periudhë shumë e madhe për procesin mësimor dhe të dëmtuarat e vetëm pa dyshim janë fëmijët”, tha ai.

Qehaja theksoi se procesi i zëvendësimit të orëve të humbura do të duhej të i’u lihej nw dorë mësimdhënësve dhe shkollave që vetë ata të vendosin pwr kohwn.

Ai po ashtu bëri thirrje që orët e humbura duhet të zëvendësohen me çdo kusht.

“Neve që nga fillimi kemi evokuar në atë që zëvendësimi te ju lihet në mënyrë autonome secilës shkollë dhe mësimdhënës që të përzgjedhim se cila është ajo kohë ideale dhe niveli i zëvendësimit të një ore mësimore”.

“Ajo çka besoj që e konfirmon çdo mësimdhënës është që ky zëvendësimi për këtë gjysmëfjetur ka qenë i pa mjaftueshëm detyrimisht ato orë mësimore duhet të zëvendësohen, por ky zëvendësim do te duhet të jetë shumë individual nga secili mësimdhënës i cili etiketon ngecjet në arritjen e rezultateve tekë secili nxënës dhe ofron atë përkrahjen qoftë në formë të mësimit shtesë ose plotësues për secilin nxënës individualishtë”, tha ai për EO.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...

Shkolla “Mustafa Bakiu” në Prizren mban mbledhje: Suksesi në gjysmëvjetorin e parë ishte me notë mesatare 4.03

Shkolla "Mustafa Bakiu", në Prizren ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve nën kryesimin...