Rinis mësimi normal në shkolla, prindërit: Jemi shumë të kënaqur

- Advertisement -

Këtë javë në të gjithë shkollat e vendit mësimi do të vijojë normalisht.

- paragrafi 1 -

Pas vendimit të Ministrisë së Arsimit, në të gjitha shkollat mësimi do të vijojë normalisht dhe një orë mësimore do të jetë 45 minuta.

- Advertisement -

Prindërit e fëmijëve në shkollën “1 Maji” në kryeqytet tregojnë se janë shumë të kënaqur me këtë vendim, pasi siç shprehen ata javën e kaluar mësimi u bë me katër turne.

“Më mirë ky orari, për fëmijët dhe për ne. Nuk kishte kush t’i ndiqte dhe tani mund t’i sjellim vetë ne shkollë. U kam dy vajza në shkollë”, tha një prind.

“Ne fëmijën tonë i kemi në klasë të gjashtë, është me një turn dhe është një zgjidhje shumë e mirë dhe për fëmijët. Me gjithë përpjekjet e mësuesve çfarë mund të merrnin fëmijët me 30 minuta mësim? Unë jam shumë e kënaqur tani, faleminderit kush e mori këtë vendim.” u shpreh një tjetër prind.

- Advertisement -

Ndërkohë edhe pse mësimi do të vijojë normalisht, autoritetet kanë bërë thirrje që të zbatohen masat anti-Covid për të parandaluar infektimet e mundshme.

Vendimi i ministrisë për rikthimin e mësimit normal erdhi pas protestës së prindërve, të cilët u organizuar dhe mblodhën mijëra firma ku kundërshtonin oraret e shkurtuara dhe mësimin me turne.