E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Rilind Morina, piktori nga Suhareka – sa bukur e ka realizuar betejën e UÇK-së dhe flamurin Kuq e Zi

- Advertisement1-

Rilind Morina është një piktor tejet i talentuar nga komuna e Suharekës.


Fokusi i tij është realizimi i pikturave kombëtare. Së fundmi Rilindi ka mahnitur me realizimin që i ka bërë flamurit kuq e zi dhe betejës së UÇK-së, duke treguar talentin e tij të madh si piktor.

- Advertisement -

Media “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) ka realizuar një intervistë me Rilindin i cili ka treguar se kur nisi të merret me pikturë, sa gjen përkrahje institucionale etj…

VIDEO – Flamuri Kuq e Zi

 

VIDEO – Pikturuar Beteja e UÇK-së

 

Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë me piktorin Rilind Morina nga Suhareka: 

- Advertisement -rrrrrrr

Së pari një preznatim, nga jeni, shkollimi juaj?

Unë vij nga Suhareka, shkollimin e kam vijuar po në këtë qytet, merrem me piktura, me art në përgjithësi. Talenti im u shfaq në shkollën fillore dhe nga ajo ditë unë vazhdoj të merrem me art, ku më pas ndjeka edhe studimet në Akademinë e Arteve në Prishtinë.

Ju tani veç jeni duke e bërë një shqiponjë, nga erdhi ideja, pse?

Shqiponja është realizuar në një vend ku ideja ka qenë që të shihet nga lartësia. Nuk është hera pare, unë gjithmonë bëjë piktura kombëtare që prekin emocione të së kalures dhe tashmes në gjurmët shqiptare.

Sa keni perkrahje nga komuna?

Përkrhaje nga komuna është e pamjaftushme, dihet se në Kosovë në çdo komunë është mungesë e kulturës dhe vlerësimi i gjërave që duhen të përkrahen.

Sa është e vështirë që një i ri të arrijë sukses në sferën e artit?

Vetëm me punë dhe gjithçka arrihet, edhe pse ka gjithëmonë sfida dhe paragjykime.

Cilat jane planet tuaja, per te ardhmen?

Planet e mia për të ardhmen janë që të përfaqësojë sa më shumë indentitein tim, vendin ku jetoj dhe jam rritur me vepra që prekin zemrat e njerëzve të cilën kanë përjetime të ndryshme në jetët e tyre të bëjë sa më shumë vepra që shpresoj të mbes si artist me vlera. (KIDSOFKOSOVA)

 

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Nga Rrezarta Ibrahimaga Dushi: Dhuna në shkolla nga mësimdhënësit

Dhuna në shkollë nga mësimdhënësit është një temë shumë e rëndësishme dhe delikate, e...

Mësuesja Mihrie Rama, e dëshmuar për profesionalizëm dhe inovacion në procesin mësimor

Mësuesja Mihrie Rama, e lindur më 13 korrik 1985, ka filluar rrugëtimin e saj...

INTERVISTË| Mësuesja Rrezarta Dushi: Ditën kur e kapa ditarin për herë të parë ishte pesha më e madhe e jetës time

Mësuesja Rrezarta Dushi para 15 viteve për herë të parë kapi ditarin dhe doli...