E hënë, 25 Nëntor, 2024

Rilind Fetahu, nxënësi që mori 94 pikë në Testin e Maturës: Jam përgatitur 2 vjet që të arrijë këtë rezultat

- Advertisement1-

Disa nxënës kanë arritur mbi 90 pikë në Testin e Maturës.

Një prej tyre është edhe Rilind Fetahu, nxënës i shkollës së mesme të lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash.

- Advertisement -

Këtë e ka konfirmuar për ‘Albanian Kids Education’ vet Rilindi, i cili thotë se ky rezultat për të ka qenë i pritur.

“Rezultati prej 94 pikësh në testin e Maturës ishte i kënaqshëm, por edhe i pritshëm. Pas përgatitjeve pothuajse dyvjeçare çdo ditore kam arritur të parashikoja me saktësi se do plotësoja mbi 90% të kërkesave. Falënderoj profesorët e shkollës së mesme ‘Ruzhdi Berisha’, pa kontributin e të cilëve nuk do të ishte i mundur një rezultat i tillë”, ka thënë Rilindi për Albanian Kids Education.

Ai thotë se në këtë rrugëtim, shkolla e mesme “Ruzhdi Berisha” luajti një rol jashtëzakonisht të madh.

“Periudha e shkollës së mesme, si për shumicën e njerëzve edhe për mua ishte mjaft interesante. Ishte një periudhë me shumë ngritje dhe ulje, si dhe një mundësi për gjetjen dhe njohjen e vetes në aspektin akademik. Interesimi im për shfrytëzimin maksimal të shkollës së mesme për përgatitje të testit të Maturës dhe sfidave tjera për regjistrim në Universitet filloi qysh në klasën e dhjetë, kur vërejta se pëlqimi që kisha për lëndët shkencore dhe ato mjekësore ishte tregues i qartë për rrugën që doja të ndiqja”, ka thënë Rilindi për Albanian Kids Education.

“Qysh në klasën e dhjetë, fillova të punoj në përmirësimin e aftësive të mia në lëndët e përgjithshme, si dhe në shfletimin e literaturave të reja në lëndën e kimisë dhe biologjisë, lëndë këto të nevojshme për regjistrim në Fakultetin e Mjekësisë, i cili është dhe synimi im. Pandemia pati një efekt të dëmshëm në këtë përgatitje, por me vullnetin tim për të punuar dhe të profesorëve të mi për të më ndihmuar sa herë që kisha nevojë, pengesat u bënë më të lehta”, ka thënë ai. /Albanian Kids Education & Kids of Kosova /

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“1.70 me 2.40 cm” – Nxënësi nga Skenderaj punon flamurin me 4000 mijë copëza letre

I riu nga Skenderaj, Fatjon Gashi, e ka punuar flamurin e Shqipërisë me 4000...

Sot ora e parë e mësimit në Prishtinë i dedikohet “Dhunës me bazë gjinore”

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka njoftuar se në të...

10 mënyra për t’i kryer detyrat tuaja të shtëpisë më shpejt

Detyrat e shtëpisë mund të jenë të bezdisshme dhe të marrin shumë kohë, ndërsa...

Nxënësja Elmedina Dajaku i kushton këngë heroit Halil Geci në përvjetorin e rënies së tij

Në një akt të ndjerë përkujtimi, nxënësja Elmedina Dajaku ka interpretuar një këngë të...