Rilicensohen katër mësimdhënës në shkollën “Ali M. Hasi” në Cërmjan

- Advertisement -

Shkolla fillore “Ali M. Hasi”, në Cërmjan ka njoftuar se në muajin Mars, kanë realizuar me sukses rilicensimin e parë për katër mësimdhënës të ciklit të lartë.

Ky proces ka kaluar në katër pjesë të vlerësimit, siq janë: Vlerësimi kolegial, vlerësimi nga nxënësit, vetëvlerësimi dhe vlerësimi i drejtorit të shkollës.

- Advertisement -

Njoftimi:

Në muajin Mars, në shkollën tonë u realizua me sukses rilicensimi i parë për katër mësimdhënës të ciklit të lartë. Ky proces ka kaluar në katër pjesë të vlerësimit, siq janë: Vlerësimi kolegial, vlerësimi nga nxënësit, vetëvlerësimi dhe vlerësimi i drejtorit të shkollës.

Këto vlerësime janë përpjekje e vazhdueshme për të ngritur cilësinë e arsimit dhe për të siguruar që mësimdhënësit tanë vazhdojnë të jenë të përgatitur dhe të përkushtuar ndaj profesionit.

- Advertisement -

Rilicensimi u zhvillua në një atmosferë profesionale dhe bashkëpunuese, ku mësimdhënësit dëshmuan përkushtimin e tyre ndaj zhvillimit të vazhdueshëm profesional, si dhe respektimin e standardeve të caktuara për rilicensim.

Ky proces do të vazhdojë deri në rilicensimin e të gjithë mësimdhënësve të shkollës sonë.

Drejtori i shkollës,
Bajram Salihi