Shkolla “Mustafa Bakija”, në Gjakovë ka njoftuar se janë rilicensuar për 7 vite pesë mësimdhënëse, shkruan AlbanianEducation.net.
“Pas përfundimit të procesit të 4 formularëve, është finalizuar VENDIMI që paraqet pikët dhe kalueshmërinë, duhet theksuar se kanë pasur një vlerësim të mrekullueshëm, i cili shërben për rilicensim të mësimdhënësve për 7 vite”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i shkollës:
Përfundoi me sukses, grupi i parë i mësimdhënëseve të shkollës sonë, vlerësimin e performancës së mësimdhënësve, duke përfshirë,
Instrumentet për vlerësim të brendshëm:
F1- Formulari për vetëvlerësim nga mësimdhënësi,
F2- Formulari për vlerësim nga mësimdhënësit/kolegët,
F3- Formulari për vlerësim nga drejtori i shkollës,
F4- Formulari për vlerësim nga nxënësit.
Mësimdhënëset që ju nënshkruan procesit të VPM janë:
1. Veranda Shehu
2. Rajmonda Kurshumlia
3. Miranda Polloshka
4. Rajmonda Radoniqi
5. Mirlinda Sahatqija
Pas përfundimit të procesit të 4 formularëve, është finalizuar VENDIMI që paraqet pikët dhe kalueshmërinë, duhet theksuar se kanë pasur një vlerësim të mrekullueshëm, i cili shërben për rilicensim të mësimdhënësve për 7 vite.
Falenderoj Ekipin për vlerësim, të cilët, bënë një punë profesionale dhe serioze deri në finalizim të VPM. (Rajmonda Kurshumlia, Blerina Haraqija, Natyrë Kaja, Dhurata Nixha, Albana Dujaka, Albulena Meqa, Klara Morina, Yllka Gola, Mirlinda Efendija,Shqipe Aliaga)
Urime dhe shumë suksese!