Rilicensohen 5 mësimdhënës të shkollës “Migjeni” në fshatin Stanoc i Epërm

- Advertisement -

Në shkollën “Migjeni” në fshatin Stanoc i Epërm, nën drejtimin e Drejtoreshës Ardita Shala-Bekteshi, dhe në bashkëpunim me Ekipin e Vlerësimit të Performancës së Mësimdhënësve (VPM), është realizuar procesi i vlerësimit të dhjetë mësimdhënësve.

- paragrafi 1 -

Prej tyre, pesë mësimdhënës janë vlerësuar dhe rilicencuar nga MAShTI, kurse pesë të tjerë aktualisht janë në proces të vlerësimit dhe rezultatet për ta do të bëhen të ditura në një afat të përcaktuar nga Ministria, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

Në bazë të Vendimit nr. 01B/041 të datës 29.04.2024 të Ministrisë së Arsimit, SHFMU “Migjeni” njofton se, nën drejtimin e Drejtoreshës së shkollës, znj. Ardita Shala-Bekteshi, dhe në bashkëpunim me Ekipin e Vlerësimit të Performancës së Mësimdhënësve (VPM), është realizuar procesi i vlerësimit të dhjetë (10) mësimdhënësve.

Prej tyre, pesë (5) mësimdhënës janë vlerësuar dhe rilicencuar nga MAShTI. Pesë (5) të tjerë aktualisht janë në proces të vlerësimit dhe rezultatet për ta do të bëhen të ditura në një afat të përcaktuar nga Ministria.

- Advertisement -

Ky proces është zhvilluar në përputhje me udhëzimet dhe standardet e përcaktuara nga MAShTI, me qëllim të garantimit të cilësisë dhe profesionalizmit në institucionin tonë arsimor.

Me respekt,
Drejtoresha e SHFMU “Migjeni”
Znj. Ardita Shala-Bekteshi

492472581 764294392772342 4625641483656946416 n

492004292 764294412772340 7593411586100848886 n

491359379 764294399439008 3159261217776771538 n

492741823 764294422772339 1555760422339051308 n