Rilicencohen 19 mësimdhënës në shkollën “28 Nëntori” në Raushiq të Pejës



nder titull

- Advertisement5 -

Shkolla “28 Nëntori” në Raushiq ka njoftuar se ka përfunduar me sukses procesin e rilicencimit të 19 mësimdhënësve, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet profesionale.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të shkollës, procesi është realizuar me profesionalizëm dhe përgjegjësi, ndërsa është vlerësuar puna e Ekipit të Rilicencimit për përkushtimin e treguar gjatë gjithë fazave të këtij procesi.

- Advertisement - M1

Shkolla ka uruar të gjithë mësimdhënësit që kanë përfunduar me sukses rilicencimin, duke theksuar se ky është një tregues i angazhimit të tyre për zhvillim të vazhdueshëm profesional dhe për rritjen e cilësisë së arsimit.

Në njoftim thuhet se përmbyllja me sukses e këtij procesi pasqyron përkushtimin e stafit arsimor për të përmbushur standardet profesionale dhe për të avancuar cilësinë e mësimdhënies.

Shqip | English