E diel, 19 Janar, 2025

Rikthimi i nxënësve në shkolla vlerësohet si vendim i duhur

- Advertisement1-

Rikthimi me prezencë fizike dhe me orar të plotë në shkolla vlerësohet si vendim i drejtë dhe që ka ndikuar pozitivisht tek mësimdhënia e mësimnxënia.

Janë vetë nxënësit, mësimdhënësit, prindërit e përfaqësuesit e institucioneve të arsimit që e vlerësojnë rikthimin si vendim të duhur.

- Advertisement -

Ndonëse fillimi i vitit shkollor 2021/2022 nisi me gati një muaj vonesë, akterët që janë të përfshirë në sistemin e arsimit thonë se ky vit është shumë më i suksesshëm sesa vitet shkollore paraprake, që për shkak të pandemisë COVID-19, mësimi u zhvillua sipas tre skenarëve të ndryshëm.

Nxënësit janë ata që thonë se ky gjysmëvjetor ka qenë shumë më i suksesshëm, pasi mësimi online ka vështirësitë e veta.

Arsimtari i lëndës së matematikës në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë, Nuhi Dema, u shpreh se rikthimi me prezencë fizike dhe orar të plotë ka ndikuar që nxënësit të kenë rezultate më të mira.

“Gjatë këtij viti shkollor po mundohemi që të rikuperojmë ato mangësitë që na kanë mbetur nga vitet e kaluara për shkak të pandemisë. Kështu që e kemi mirëpritur në mënyrë që t’i arrijmë rezultatet. Pra, këtë vit po mundohemi të punojmë në cilësi, ndërsa vitin e kaluar më shumë ka qenë sasi se sa cilësi, për shkak që kemi punuar me skenarë të ndryshëm. Këtë vit vërehet që kemi rezultate më të larta në mësimnxënie dhe në mësimdhënie, për shkak që orën e kemi të plotë 45 minutëshe”, thotë ai për ksp.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...