E hënë, 27 Janar, 2025

Rikthehet Rrahman Jasharaj, sulmon Kryeministrin

- Advertisement1-

Kryesindikalisti i punëtorëve të arsimit, Rrahman Jasharaj, është lajmëruar pas një kohe të gjatë duke bërë një varg akuzash ndaj kryeministrit Kurti, mes të cilave edhe për atë që e solli mbrëmë nga Brukseli për Kosovën.

Në artikullin e titulluar “Qeveria Kurti nuk e meritoi heshtjen e 1 majit” ai thotë që e vetmja arsye pse kanë heshtur është se sipas tij zhurma i duhej Kurtit në mënyrë që të fshehte dështimet në dialog.

- Advertisement -

Adresimi i tij i dërguar me shkrim për mediat e shkruara është mjaft prekës. Ai aty tregon edhe mënyrën se si kishte nisur linçimi pikërisht në kohën e dialogut me Serbinë më 18 gusht.

“Mediet e dinë se në gushtin e vitit të kaluar ishte Kryeministri Kurti që për dështimet e veta në dialogun e asaj kohe në Bruksel u mundua t’ua adresojë sindikatave dhe duke nisur mesazh linçimi kishte përmendur edhe emra konkretë të udhëheqësve sindikalë e në veçanti “babën e grevave“” – shprehet fillimisht z. Jashari.

Në deklaratën e tij më të fortë qe sa kohë, ai thotë si vijon:

“Nuk penguam Kurtin në Bruksel, por shikoni se çfarë na solli nga atje.”

Kujtojmë që gazeta Nacionale e kishte shpallur z. Jasharaj “Personalitet të Vitit 2022” për shkak të rezistencës së tij të gjatë ndaj sulmeve të pareshtura nga aktivistët e VV-së që ishin nisur nga vetë kryeministri Kurti dhe gjuha e tij bullizuese e linçuese.

Kujtojmë se më 18 gusht të vitit të kaluar ishte paralajmëruar greva e BSPK-së, ashtu siç parashihej me ligj, për t’u shpallur pastaj më 25 gusht. Kurti e kishte lidhur shpalljen e grevës – ani që ajo ishte paralajmëruar me muaj të tërë si mundësi – si një obstruksion në dialogun e tij me Serbinë.

- Advertisement -rrrrrrr

Komunikata e plotë:
Mediet e dinë se në gushtin e vitit të kaluar ishte Kryeministri Kurti që për dështimet e veta në dialogun e asaj kohe në Bruksel u mundua t’ua adresojë sindikatave dhe duke nisur mesazh linçimi kishte përmendur edhe emra konkretë të udhëheqësve sindikalë e në veçanti “babën e grevave“ . “Kur unë shkova të përballesha me Serbinë , më thanë se shiko se në shtetin tënd ka grevë”, kishte thënë Kurti duke përcjellë mesazhin te mbështetësit e tij e sidomos të ushtria e tij në Facebook se greva e paralajmëruar e BSPK-së i paska ulur forcën goditëse Kurtit.

Unë si përfaqësues i SBASHK-ut ka kohë që nuk po flas dhe i kam lutur gjithë kolegët e mi sindikalistë në arsim që të heshtim për një kohë karshi gjithë përpjekjeve të Qeverisë Kurti dhe ekzekutorit Murati që të na zhdukin nga faqja e dheut me sulme, me shpifje drejtuar institucione të drejtësisë, me lajme të rreme për anulimin e Kontratës Kolektive sepse zhurma e veprimet tona sindikale i duhen Kurtit.

Ne në marrëveshje me numrin më të madh të anëtarësisë e duke treguar unitet heshtëm më 1 maj kur kolegët tanë sindikalistë në Evropë e në botë maj organizuan protesta sepse Kryeministri Kurti do të deklaronte në medie dhe ushtria e tij bashkë me do faqezezë analistë do të drejtonin sulme ndaj atyre që mbajtën gjallë arsimin në vitet e 90-ta. Nuk penguam Kurtin në Bruksel, por shikoni se çfarë na solli nga atje.

Rrahman Jasharaj

Kryetar i SBASHK -ut

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

E dhimbshme: Mësuesja Gyltene Potoku Gashi, nga Mitrovica vdes në aksident trafiku

Mësuesja nga Mitrovica, Gyltene Potoku - Gashi, është një nga tre vitimat që kanë...

Nga Malvina Rista: Ushqeni fëmijët me dashurinë për librin!

Po jetojmë në një epokë ku teknologjia ka pushtuar çdo aspekt të jetës sonë....

Nxënësja Alea Jupaj, fiton medaljen e artë në lëndën e matematikës, EUREKA 12

Alea Jupaj, nxënëse e shkollës " Xhemail Mustafa" në Prishtinë, ka fituar vendin e...

Pensionohet profesoresha Pashije Basha, pas 37 viteve kontribut në arsim

Ka dalë në pension profesoresha Pashije Basha, pas 37 viteve të përkushtimit dhe punës...