Rikthehet panairi i librit në Pallatin e Kongreseve me masa të rrepta anti-Covid

- Advertisement -

Nën moton “Ne u rikthyem, frymëmarrje” do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve edicionin e 24-të, i panairit të librit.

- paragrafi 1 -

Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri thekson se krahas përgatitjes për titujt e rinj një vëmendje të veçantë i është dedikuar masave anti-covid.

- Advertisement -

Punonjësit e librit e kanë të detyrueshëm paraqitjen e kartelës së vaksinimit ose testin anti-covid, ndërsa lexuesit duhet të mbajnë maskën dhe të respektojnë distancimin fizik.

Për të shmangur rrezikun e infektimit, janë ngushtuar ekspozitorët duke zgjeruar korridoret për vizitorët.

Festa më e madhe e librit është përqafuar nga 90 shtëpi botuese nga hapësira mbarëkombëtare. Ku një vëmendje e veçantë i është dedikuar titujve të rinj dhe një sërë aktivitetesh për problematikat e librit, pa harruar zbritjen e çmimeve deri ne 50 përqind thekson Ymeri.

- Advertisement -

Panairi do të mbahet nga data 17- deri më 21 nëntor ku nuk do të mungojnë edhe çmimet e përvitshme, për autorin më të mirë, përkthyesin dhe studiuesi më të mirë të vitit./abcnews.al