E enjte, 19 Shtator, 2024

Rikthehet debati për testimin e mësimdhënësve – flasin nga SBASHK-u

- Advertisement1-

Pas pezullimit të grevës nga sindikatat nesër do të nisë mësimi në të gjitha shkollat e vendit. Megjithatë rikthen edhe debatin për cilësinë në arsim. Procesin e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve në formë testi nuk e pranojnë nga SBAShK-u dhe mësimdhënësit.

Ministria  e Arsimit ka njoftuar se së shpejti do të hap konkursin për pranimin e 20 inspektorëve të rinj.

- Advertisement -

Sindikata që përfaqëson mësimdhënësit, SBAShK-ut, është kategorikisht kundër që mësimdhënësit të testohen me shkrim.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, thotë se zgjidhja e vetme për të ngritur cilësinë në arsim është të forcohet divizioni i inspektorëve profesionalë të cilët do të shkonin në shkollë dhe do të monitoronin mësimdhënësit gjatë procesit mësimor.

Sipas tij, mësimdhënësit pranohen me konkurse të hapura dhe aty dëshmojnë se janë të aftë për punë.

“SBAShK-u është deklaruar para një kohe, madje për këtë është deklaruar edhe MAShT-i, se vlerësim me test të njohurive të mësimdhënësve nuk ka dhe nuk do të ketë. Ne kemi insistuar që të forcohet divizioni i inspektorëve profesional, të cilët do të shkonin në shkollë, në klasë dhe do ta monitoronin me punën që bënë mësimdhënësi në lëndën e tij gjatë procesit mësimor. Konsiderojmë që kjo është zgjidhje e vetme, ngase inspektorët profesional do të shihnin nga afër punën që bënë mësimdhënësi, do të shihnin edhe mangësitë eventuale, do t’i thuhej dhe këshillonte mësimdhënësin se si ti tejkaloj dobësitë eventuale që i ka pa qëllimin e tij, sepse ne mësimdhënësit mundohemi të punojmë por mundemi nganjëherë të gabojmë në ndonjë etapë të orës… Punëtorët e arsimit janë pranuar me konkurse për të punuar me nxënës e jo për t’u testuar, kjo diplomë e marr në universitetet publike dëshmon se ata janë testuar dhe përgatitur për tregun e punës”, përfundoi ai”, tha ai. /KP/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...