E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Rifillimi i shkollave në shtator, sa të sigurt janë fëmijët?-ja ç’thonë pediatrit

- Advertisement1-

Rikthimi i fëmijëve në shkollë në shtator i ka shqetësuar pediatërit francezë.

Ata nuk janë dakort pasi e gjithë bota po përballet me një rritje të numrit të rasteve të së infektuarëve me koronavirus.

- Advertisement -

“Ne jemi të shqetësuar për organizimin e fillimit të vitit të ri shkollor pasi nuk jemi të sigurtë se sa të mbrojtur do të jenë fëmijët”- u shprehën pediatërit në një letër të hapur.

Rritja e rasteve e bën situatën tepër të ndërlikuar dhe kërkon një kujdes më të madh.

Muajin e kaluar, udhëzimet e ministrisë iu dërguan të gjitha shkollave duke thënë se distancimi social nuk do të kishte më nevojë të aplikohej në ambientet e jashtme.

Edhe pse fëmijët duket se janë më pak të prekur nga virusi, ende nuk është e qartë se sa ngjitëse mund të jetë nëse janë të infektuar, por janë asimptomatikë, thonë ekspertët mjekësorë.

Gjithashtu ata i bëjnë dhe një thirje të gjithë prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre për gripin, në mënyrë që të ulin presionin në sistemin shëndetësor gjatë sezonit të dimrit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

5 këshilla si mësimdhënësit duhet të sillen me prindërit

Mësuesit duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë disa parime themelore kur kanë...

Hapet shoqata Iliriada dhe shkolla shqipe në Antwerpen të Belgjikës

Sot në Antwerpen të Belgjikës është promovuar Shoqata Shqiptare ILIRIADA si dhe hapja e...

7 hapa që mësimdhënësit duhet t’i ndjekin që nxënësi të kuptojë më mirë

Për të shpjeguar në mënyrë që nxënësi të kuptojë më mirë, mësuesi duhet të...

Rrëfim i veçantë: Ja një shembull i fuqishëm i pasionit dhe përkushtimit të mësuesve

Një nga rrëfimet më të veçanta dhe të njohura për mësuesin është historia e...