E premte, 20 Shtator, 2024

Riad Gashi shpallet nxënësi i vitit në shkollën “Shkëndija” në Hajvali

- Advertisement1-

Riad Gashi është shpallur nxënësi i vitit në shkollën “Shkëndija” në Hajvali, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Nxënësi i vitit në shkollën tonë!

Me një ndjenjë të thellë krenarie dhe gëzimi, kam kënaqësinë të njoftoj se nxënësi i dalluar i vitit është Riad Gashi! Riad, një shembull i përkryer i përkushtimit, punës së palodhshme dhe arritjeve të jashtëzakonshme, ka shkëlqyer në të gjitha fushat.

Puna e tij e palodhur, pasioni për mësimin dhe përkushtimi ndaj suksesit janë frymëzim për të gjithë ne. Riadi jo vetëm që ka arritur rezultate të shkëlqyera në mësimnxënie, por gjithashtu ka treguar vlera të larta morale duke bashkëpunuar dhe duke qenë gjithmonë i gatshëm të ndihmojë dhe të motivojë shokët e tij. Sjelljet e tij shembullore gjatë vitit shkollor, së bashku me faktin se nuk ka pasur asnjë mungesë, janë dëshmi e përkushtimit të tij të jashtëzakonshëm.

Një falënderim i veçantë shkon për prindërit e Riadit, për mbështetjen dhe edukimin e shkëlqyer që i kanë ofruar fëmiut të tyre. Pa përkushtimin e tyre, këto arritje nuk do të ishin të mundura.
Promovimi i nxënësve të dalluar si Riadi është një nga përparësitë tona kryesore, dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim dhe të inkurajojmë çdo talent që shkëlqen në shkollën tonë.
Shkolla jonë krenohet me nxënës të tillë si Riad Gashi, dhe mezi presim të shohim suksese të reja dhe arritje të tjera në të ardhmen.

Përgëzime të sinqerta për Riadin dhe falenderime për mësimdhënësit dhe prindërit që kanë kontribuar në formimin e tij të mrekullueshëm.

Me respekt të veçantë,
Drejtoresha e Shkollës
Msc.Minire Berisha

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...