Rexhije Sylejmani zgjedhet arsimtarja më e dalluar në shkollën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë

- Advertisement -

Shkolla fillore “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë ka zgjedhur Rexhije Sylejmani si mësuesen më të dalluar për vitin shkollor 2022-2023.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Në mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve të datës 07.02.2023, me shumicë votash, u zgjodh arsimtarja më e mirë për vitin shkollor 2022/2023, Rexhije Sylejmani.

Arsimtarja Rexhije është arsimtare e fizikës, e cila ka dëshmuar për sukseset me nxënës, përkushtim në punë, raporte të shkëlqyera me kolegë, nxënës, prindër dhe të gjithë komunitetin e shkollës.