Eksperti i arsimit, Xhavit Rexhaj, ka thënë se premtimet për digjitalizim të shkollave janë vetëm në modë dhe ata që i premtojnë nuk e kanë seriozisht.
Sipas tij, komunat nuk kanë para për digjitalizimin e shkollave.
“Premtimi i partive për digjitalizim të shkollave është modë. S’e kanë seriozisht. Mos u frikësoni”.
“S’e kanë njëmend. 93.8% e grantit komunal investohet në paga, çfarë digjitalizimi po premtojnë komunat? S’kanë pare”, ka thënë Rexhaj në emisionin Konfront të KTV-së..
“Nuk janë serioze. Janë në modë. Po e thotë ai, po e them edhe unë”, ironizoi Rexhaj.