Profesori Xhavit Rexhaj ka shprehur shqetësim mbi mangësitë e sistemit arsimor në Kosovë, duke theksuar se ka një “humnerë” midis mësimit dhe lidhjes me jetën – që nuk bëhet.
Ai ka thënë se përvoja e tij ka treguar se ka shpërputhje mes asaj që mësohet në shkolla dhe praktikës në jetë, gjë që sipas tij është arsyeja pse nxënësit dështojnë në PISA.
“Lidhur me mendimin kritik… ta shpjegoj kështu, më ka ndodhur disa herë me mbajtë trajnime të planifikimit strategjik në disa institucione të arsimit të lartë ku një pjesë e madhe ishin ekonomistë, që e kishin lëndën e planifikimit strategjik e gojën nuk e hapshin. Lëndën e dinin por të planifikojnë në mënyrë strategjikë nuk dinin”.
“Te ne ka një shpërputhje, një humnerë, mes mësimit dhe mes jetës. Ka ajo humnera magjike që ne në Kosovë e tregojmë mësimin dhe nuk e lidhim me jetën, sepse jemi institucione akademike, arsimore, dhënëse, mësimdhënëse, vlerësuese e jo jetësore. Këtu është ajo thyerja për PISA-n, këtu dështojmë në PISA, jo që nuk dimë”, ka thënë Rexhaj. /Marrë nga Koha.net