Xhavit Rexhaj, ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, është deklaruar lidhur me vendimin e Ministrisë së Arsimit për subvencionimin e prindërve në blerjen e librave shkollorë.
Sipas Rexhajt, kjo skemë ka si anë pozitive mundësinë e zgjedhjes së alternativave nga mësimdhënësit dhe përfshirjen e mjeteve për çanta e fletore, por ka edhe mangësi të theksuara.
“Kjo i ka edhe anët pozitive dhe negative ato pozitive janë se librat bëhen me alternativa që mësimdhënësi vendos se cilat libra do të zgjidhen dhe u jepen mjete për çanta e fletore më e drejtë do të ishte tu jepet atyre që kanë nevojë dhe jo të gjithëve në mënyrë të barabartë dhe kjo nuk është mënyra më e mirë e të shpenzuarit të parasë publike”, potencoi Rexhaj, për “Front Online”.
Sipas tij, rritja e çmimeve dhe praktika e ndarjes së librave në mënyrë të paqëndrueshme nga viti në vit, sidomos për klasat 6 deri në 9 janë shqetësuese.
“Ka edhe disa probleme që i ka defaktorizu shtëpitë botuese dhe të njëjtën kohë i ka shtuar librarit dhe prindërit për furnizimin me librat më herët ka qenë në klasa me nxënësit. Ka ngritje të çmimit të librave nuk është në rregull që librat e klasës 6-9 një vit epet tjetrin vit jo”, ka deklaruar Rexhaj.