Reuters: Shqipe Neziri Vela, në mesin e 10 grave më të spikatura botërore në sektorin e energjisë

- Advertisement5 -

Agjencia prestigjioze ndërkombëtare Reuters ka publikuar listën vjetore “Trailblazing Women 2025”, e cila përfshin gratë që po udhëheqin ndryshime të rëndësishme në sektorët strategjikë përmes ndikimit, inovacionit dhe lidershipit.

- paragrafi 1 -

Në këtë listë elitare është përfshirë edhe shqiptarja Shqipe Neziri Vela, e renditur ndër 10 gratë më të spikatura në nivel global në sektorin e energjisë, një arritje e rëndësishme që përfaqëson suksesin profesional dhe ndikimin ndërkombëtar të grave shqiptare.

- Advertisement -

Sipas Reuters, përzgjedhja është bërë mbi bazën e arritjeve profesionale, ndikimit publik, kontributit social dhe aftësive udhëheqëse, duke vlerësuar gratë që kanë luajtur rol kyç në hartimin e politikave dhe zbatimin e praktikave të qëndrueshme në industri të rëndësishme globale.

img 6427 1 768x831 1

Shqipe Neziri Vela është vlerësuar veçanërisht për udhëheqjen e saj në qeverisjen e burimeve natyrore, promovimin e transparencës dhe avancimin e standardeve të qëndrueshme në industrinë e energjisë dhe minierave.

- Advertisement -

Aktualisht, ajo është e angazhuar në Sekretariatin Ndërkombëtar të Iniciativës për Transparencë në Industritë Nxjerrëse (EITI) në Norvegji, ndërsa njëkohësisht mban edhe postin e kryesueses së rrjetit profesional “Gratë në Energji dhe Miniera”, një platformë që synon fuqizimin, rrjetëzimin dhe rritjen e përfaqësimit të grave në sektorët energjetikë dhe nxjerrës.

Përfshirja e Shqipe Neziri Velës në listën “Trailblazing Women 2025” të Reuters përbën një njohje të rëndësishme ndërkombëtare, jo vetëm për karrierën e saj profesionale, por edhe për kontributin e grave shqiptare në zhvillimin dhe transformimin e industrive globale./ Marrë nga Albinfo.ch