“Respektoni prindërit tuaj çdo ditë”, – një ligjëratë që preku zemrat në shkollën “Katër Dëshmorët” në Ratkoc

- Advertisement5 -

Në shkollën “Katër Dëshmorët” në fshatin Ratkoc tëRahovecit u organizua sot një ligjëratë me karakter edukativ dhe sensibilizues, kushtuar sakrificës së prindërve, në bashkëpunim me psikologen Liridona Thaqi, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Gjatë ligjëratës, nxënësit patën mundësinë të ndjekin materiale vizuale që pasqyronin përkushtimin e përditshëm të prindërve ndaj fëmijëve të tyre, duke vënë në pah përpjekjet e heshtura, lodhjen, durimin dhe dashurinë e pakushtëzuar që shpesh mbetet e pathënë.

- Advertisement -

Mesazhi kryesor i ligjëratës u përqendrua në rëndësinë e vlerësimit të këtyre sakrificave dhe në ndërgjegjësimin e të rinjve për rolin jetik të prindërve në formimin e tyre.

Njoftimi i shkollës:

Ligjëratë mbi sakrificën e prindërve

- Advertisement -

Sot, në shkollën tonë, u mbajt një ligjëratë tejet emocionale dhe reflektuese mbi sakrificën e prindërve, në bashkëpunim me psikologen Liridona Thaqi. Ky aktivitet u shndërrua në një moment të veçantë ndërgjegjësimi për nxënësit, duke prekur thellë zemrat e të gjithëve.

Gjatë ligjëratës, fëmijët patën mundësinë të shikojnë video prekëse për sakrificën e prindërve, ku u pasqyruan net pa gjumë, lodhja e heshtur, duart e çara nga puna dhe lotët që nuk u panë kurrë por që mbajtën gjallë ëndrrat e fëmijëve të tyre.

Sakrifica e prindërve nuk kërkon falënderim me zë të lartë.

Ajo jeton në heshtje, në durim, në dashuri të pakushtëzuar.

Një lot i prindërve peshon më shumë se mijëra fjalë, sepse brenda tij ka frikë, shpresë dhe lutje për të ardhmen e fëmijës.

Këshillë për nxënësit:

Respektoni prindërit tuaj çdo ditë.

Mos e merrni si të mirëqenë sakrificën e tyre.

Mësoni, përpiquni dhe bëhuni arsyeja pse lodhja e tyre merr kuptim.

Sepse suksesi juaj është shpërblimi më i madh për sakrificën e tyre.