Reshjet e shiut, edhe kjo komunë e shtynë nisjen e gjysmëvjetorit të dytë për të hënën

- Advertisement5 -

Edhe Komuna e Deçanit e ka shtyrë nisjen e gjysmëvjetorit të dytë deri të hënën më 12 janar, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë Drejotresha e Arsimit në këtë komunë, duke thënë treguar se kjo po ndodhë për shkak të reshjeve të shiut.

- Advertisement -

DKA njofton se ditët e humbura të mësimit, 8 dhe 9 janar 2026, do të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor, sipas planifikimeve të përcaktuara nga institucionet arsimore përkatëse.

Njoftimi i DKA në Deçan:

NJOFTIM ME RËNDËSI TË VEÇANTË

- Advertisement -

Njoftojmë të gjitha institucionet arsimore në Komunën e Deçanit, prindërit dhe nxënësit, se për shkak të gjendjes së përkeqësuar atmosferike, fillimi i procesit mësimor shtyhet deri më datën 12.01.2026.

Ditët e humbura të mësimit, 8 dhe 9 janar 2026, do të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor, sipas planifikimeve të përcaktuara nga institucionet arsimore përkatëse.

Shpresojmë që kushtet atmosferike të përmirësohen sa më shpejt, në mënyrë që procesi mësimor të vazhdojë rregullisht dhe pa pengesa.

Faleminderit për mirëkuptimin.
Me respekt,
Drejtoria e Arsimit në Deçan