E shtunë, 21 Shtator, 2024

Reshjet e shiut dëmtojnë shkollat në kryeqytet

- Advertisement1-

Vjetërsia e objekteve shkollore në Prishtinë është duke e vështirësuar procesin mësimor për nxënësit e mësimdhënësit. Sa herë ka reshje atmosferike, disa shkolla përballen me dëme infrastrukturore në mungesë të izolimit.

Rinovimi i objektit të shkollës fillore “Ismail Qemali” është shtyrë për vitin e ardhshëm, për, siç u tha, shtrenjtim të materialit të ndërtimit. Edhe në gjimnazin “Sami Frashëri” ka telashe sa herë ka reshje. Në Komunë nuk kanë treguar nëse janë planifikuar punime në këtë objekt.

- Advertisement -

Në një pjesë të bodrumit me dritare të pakta mbajnë procesin mësimor nxënësit e klasave të pesta në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Përveç hapësirës së papërshtatshme, ata përballen edhe me vërshime sa herë ka reshje atmosferike për shkak të mungesës së izolimit të objektit.

Për shkak të reshjeve gjatë së mërkurës, ata të enjten janë zhvendosur në një klasë të vogël.

Për Mimoza Osmanin, kryetare e Këshillit të prindërve të shkollës, është e papranueshme që nxënësit të mos kenë hapësira të përshtatshme për mbajtjen e procesit mësimor.

E izolimi i objektit që ishte i paraparë të bëhej këtë vit është shtyrë për në qershor të vitit të ardhshëm. Drejtoresha e shkollës, Mimoza Krasniqi, ka thënë se arsyeja është shtrenjtimi materialit të ndërtimit. E, në Komunë nuk kanë dhënë sqarime.

“Projekti i cili është planifikuar të bëhet izolimi i jashtëm i objektit të shkollës dhe izolimi i kësaj pjese të oborrit të brendshme të shkollës është shtyrë deri në fund të qershorit për arsye të çmimeve të cilat kohëve të fundit kanë qenë shumë të shtrenjta. Ky projekt do të realizohet. Izolimi i jashtëm i shkollës do të bëhet shumë shpejt”, ka thënë drejtoresha Krasniqi.

- Advertisement -rrrrrrr

Për shkak të vjetërsisë e reshjeve atmosferike, probleme ka pasur edhe në shkollën “Sami Frashëri” në Prishtinë. Aty, në një klasë ka rënë tavani.

Rinovimet për këtë klasë kanë filluar, por, sipas stafit të shkollës, nevojiten punime në të gjithë objektin, pasi vlerësojnë se me intervenime të vogla nuk zgjidhen problemet.

Për maturantin Atijen Fazlia, mungesa e kushteve infrastrukturore po ua vështirëson procesin e mësimnxënies.

“Unë mendoj që është problem shumë infrastruktura e shkollës… Kështu mësimi nuk mendoj se po mbahet si duhet. E kanë problem shumë dhe nuk munden për të arritur potencialin që e kanë për mësim”, ka thënë Fazlia.

Në buxhetin e Komunës së Prishtinës për vitin 2023 janë ndarë 1 milion e gjysmë euro për rinovimin e objekteve të institucioneve arsimore, por Drejtoria e Arsimit nuk ka treguar nëse janë planifikuar punime të përgjithshme për gjimnazin “Sami Frashëri”. / KOHA/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla Shqipe “Alba Life” në Brooklyn të SHBA-së filloi vitin e ri akademik 2024-2025

Pas Fidanishtes së parë të Shkollave Shqipe në Staten Island, Brooklyni hapi dyert për...

Mërgata shqiptare do të financojë bursa për studentët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Studentët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë deri...

Pensionohet mësimdhënësi Fadil Gashi nga Prishtina

Shkolla "Mitrush Kuteli" në Prishtinë ka njoftuar se është pensionuar mësimdhënësi Fadil Gashi, shkruan...

“Baza e suksesit në Gjermani e Zvicër”: Nxënësit të inkurajohen për arsimin profesional!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arsimi profesional shpesh paragjykohet nga prindërit, por theksoi...