E premte, 24 Janar, 2025

Reshit Kushaj nga SBASHK-u: Po na duhen pare, jo darka

- Advertisement1-

Reshitaj Kushaj përfaqësues nga SBASHK-u ka thënë se sindikatat në Kosovë nuk janë të asnjë subjekti politik.

Ai në Politiko në Kanal10 ka bërë të ditur se bashkë me kreun e kësaj sindikate, Rrahman Jasharajn janë aty qysh nga vitete e 90-ta në kohën e Hajrullah Goranit, shkruan Gazeta10.

- Advertisement -

‘Sindikata nuk është produkt i asnjë partie.Sindikatat ne i kemi formuar në kohën e Hajrullah Goranit në vitet 90-ta. Pra, unë e Rrahman Jasharaj jemi nga ajo kohë, dhe s’kemi ditë çfarë parti do të formohen e kush do të jenë këta njerëz. Po e them me sinqeritetin më të madh, a ka tash që anojnë anej e knej, unë nuk e di”, tha Kushaj.

Kushaj i tensionuar ka kërkuar të mos ketë paragjykime mbi kërkesat e këtyre sindikatave në grevën që po vazhdon ende të mbahet.

“Por s’mund të thoni paragjykime për kërkesat tona. Ne këto kërkesa i kemi pasur të vazhdueshme. Kam qenë i pranishëm në grevën e madhe të Fakulteti Teknik. Populli nuk e voton atë që mësuesin e bjen në këtë gjendje vazhdimisht. Ne kemi pritur që dikush t’u drejtohet mësimdhënësve, Neve po na duhen pare jo darka”, tha Kushaj në Politiko. /Gazeta10

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Malvina Rista: Dita Ndërkombëtare e Arsimit – një thirrje për një botë më të zhvilluar

Çdo vit, më 24 janar, bota feston Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, duke theksuar rëndësinë...

Nga Ana Llazo: Dita Botërore e Arsimit – Rëndësia dhe Ndikimi i Arsimit në Shoqëri

Dita Botërore e Arsimit, është një moment i rëndësishëm për të reflektuar mbi rolin...

Bashkimi Evropian rikonfirmon mbështetjen për arsimin në Kosovë

Bashkimi Evropian, përmes një komunikate të zyrës së saj në Kosovë, me rastin e...

Pas incidentit me qenin, Policia dhe Drejtoria e Arsimit në Suharekë me aktivitet motivues për nxënësit e shkollës në Shirokë

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit të...