E enjte, 27 Shkurt, 2025

Reshit Kushaj nga SBASHK: Do të përgatisim kallëzim penal ndaj atyre që po tentojnë ta ndërprenë grevën

- Advertisement1-

Reshit Kushaj, kryetar i Këshillit Grevist, SBASHK, ka thënë se do të përgatisin kallëzim penal ndaj atyre që po tentojnë ta ndërprenë grevën.

Kushaj theksoi se janë konsultuar edhe me zyrën ligjore të BSPK-së, njofton Klankosova.tv.

- Advertisement -

“Inspektorët kanë dalë nëpër shkolla për të vërtetuar a janë në grevë arsimtarët dhe sa po respektohet greva, nga drejtoritë arsimore kanë kërkuar që t’u jepet raporti dhe lista e pjesëmarrësve. Është e ndaluar me ligj çdo aktivitet në kohën e grevës, sepse ndërmerret si presion ndaj grevistëve”, ka thënë Kushaj.

“Ne jemi konsultuar me zyrën ligjore të BSPK-së, që ka shpallur grevën, ata do të marrin materialet se çka po kërkohet dhe do të përgatisin edhe kallëzim penal karshi gjithë atyre që po tentojnë të dalin dhe të pengojnë grevën”, ka deklaruar ai në Klan Kosova.

Ai shtoi se janë ende në fazën e grumbullimit të informatave.

“Ende jemi në fazën e grumbullimit të informatave, zyra ligjor në SBASHK, po konsulton ligjet dhe së shpejti do të përgatitur kallxim penal në këtë drejtim”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Florije Zogu zgjedhet mësimdhënësja e vitit në gjimnazin “Ahmet Gashi”

Florije Zogu nga Këshilli i Arsimtarëve është zgjedhu “Mësimdhënësja e vitit” në gjimnazin "Ahmet...

Para 128 vjetëve, u botua Abetarja e parë në gjuhën shqipe

Që në fillimet e lëvizjes për çlirim nga Turqia, çështja e alfabetit doli në...

Publikohet lista e Universiteteve më prestigjioze në botë, dominim tërësor amerikan në Top 30

Universitetet amerikane janë më të mirat dhe më prestigjiozet në botë. E thotë renditja e...

Albiona Shkodra, mësuese e përkushtuar që krijon një atmosferë të këndshme dhe bashkëpunuese

Albiona Shkodra, e lindur më 13.09.1975, ka filluar punën e saj më 01.04.2016 në...