E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Reshit Kushaj nga SBASHK: Anëtarësia s’e ka të kufizuar kohën për përgjigje lidhur me grevën

- Advertisement1-

Kryetari i Këshillit Grevist, Reshit Kushaj, tha se nuk e kanë të kufizuar kohën se kur anëtarësia do t’i japin përgjigjet, idetë dhe sugjerimet se si do të vazhdohet më tutje me grevë,nëse ajo do të pezullohet, apo do të vazhdojë me mjete tjera të veprimit sindikal. Ai tha se në komunat me numër më të madh të shkollave, duhet edhe më shumë kohë që të bëhet kjo.

“Pasi t’i marrim këto përgjigje prej anëtarësisë sindikale, atëherë Këshilli Grevist i SBASHK-ut do t’i përpunojë të dhënat dhe menjëherë do ta njoftojmë Këshillin Grevist Qendror pranë BSPK-së, sepse ajo e ka shpallur grevën dhe ajo është autoriteti që e mbyllë atë”, tha ai.

- Advertisement -

Megjithatë, ai tha se kufizime në kohë, anëtarësia nuk ka se kur mund të japë përgjigje.“Por, mendojmë se gjatë vikendit ne do të jemi gati me përgjigje”.

Sidoqoftë, Kushaj në një intervistë në emisionin “Info Plus” në RTK1 dhe RTK3, tha se në SBASHK tani kanë filluar të jenë dy lloj opinionesh të anëtarësisë.

“Mendimi më shumë deri dje ka qenë që me grevën të vazhdohet edhe më tutje. Po ju them se shkollat boshnjake të cilat i kemi në grevë, të gjitha sa kam arritur t’i lexojë në takimet online, të gjithë janë deklaruar se greva duhet të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave që janë publike tani e sa kohë”, thotë ai.

“Megjithatë, kjo nuk do të varet vetëm nga shkollat që do të lajmërojnë, për arsye se ne kemi kërkuar anëtar për anëtar se sa do t’i kemi pro grevës, e sa për pezullim të përkohshëm të grevës, deri në janar”, tha Kushaj në këtë intervistë.

Duke folur për paralajmërimet se nëse nuk fillon mësimi do të ketë greva, ai tha se edhe ata janë të gatshëm dhe se janë çdo ditë në shkolla dhe presin të rifillojë sa më parë mësimi, por se kjo gjë nuk ka qenë në dorën e tyre.

“Kjo ka qenë në duart e qeverisë.Ajo ka mundur këtë ta zgjidhë pa ardhur deri te situata ku jemi tani dhe KMDLNJ dhe Këshilli i Prindërve dhe të gjithë të tjerët duhet t’ia adresojnë këto kërkesa qeverisë, e ajo është që e ka pozitën për t’i zgjidhur kërkesat tona”, tha ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pezullohet nga puna mësuesi që nuk lejoi nxënësen me veshje kombëtare

Mësuesi i gjuhës angleze, Muhamed Hajredinaj që nuk e lejoi nxënësen 11-vjeçare të mbante...

Kremtimi i festës së flamurit në shkollën “Zef Serembe” në Gllaviçicë – Pejë

Kremtimi i Festës së Flamurit nga nxënësit e shkollës "Zef Serembe" në Gllaviçicë, Pejë,...

Skandal/ Mësuesi në Prishtinë nuk e lë nxënësen në klasë për shkak të veshjes kombëtare

Një 11-vjeçare nuk është lejuar të hyjë në klasë në shkollën “Xhemajl Mustafa”, gjatë...

Klasa IV-1 në shkollën “Dardania” në Prishtinë me program madhështor për 28 Nëntorin

Festa e 28 Nëntorit po shënohet në mbarë shkollat shqipe, me programe festive ku...