Një iniciativë e përbashkët mes prindërve dhe stafit arsimor ka sjellë një ndryshim të dukshëm në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Rilindja” në Dritan/Dobroshec të Drenasit, ku është realizuar renovimi i plotë i klasës së VIII.
Projekti është iniciuar nga Këshilli i Prindërve të kësaj klase, në bashkëpunim me kujdestaren, Nertila Bublaku, si dhe me përkrahjen e drejtorisë së shkollës.
Falë këtij angazhimi të përbashkët, ambienti mësimor tashmë ka marrë një pamje tërësisht të re, duke krijuar kushte më të përshtatshme dhe më motivuese për nxënësit.
Njoftimi i plotë:
Bashkëpunimi që sjell ndryshim
Me iniciativën e Këshillit të Prindërve të klasës së VIII, në bashkëpunim me kujdestaren e klasës, znj. Nertila Bublaku, si dhe me përkrahjen e drejtorisë së shkollës, është realizuar renovimi i plotë i klasës së VIII.
Sot, kjo klasë ka marrë një pamje krejtësisht të re, duke krijuar një ambient më të përshtatshëm dhe motivues për nxënësit tanë.
Një kontribut të veçantë në këtë proces kanë dhënë edhe punëtorët e shkollës, Mustafa dhe Bajrami, të cilët me përkushtimin e tyre e bënë të mundur këtë ndryshim.
“Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet prindërve dhe shkollës është themeli i suksesit në edukimin e brezave të rinj.”
Falënderojmë të gjithë kontribuuesit për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme!