E shtunë, 27 Korrik, 2024

Renis Domi, 11-vjeçari nga Tirana – ylli në ardhje i muzikës shqiptare

- Advertisement1-

Intervistoi: Donat Maloku

Deri tani ka realizuar disa këngë dhe fare nuk e ka dyshim se kur të rritet do të pushtoj skenat me zërin e tij. E thotë me bindje se kur të rritet do të bëhet një këngëtar i famshëm, ndërsa e ka në zemër edhe prezantimin, pra ëndërron njëherit të bëhet edhe një ‘showman’.

- Advertisement -

Fjala është për Renis Domin nga Tirana, i cili për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) shpalos karrierën e deritanishme dhe flet për planet që ka…

 Kids of Kosova: Një prezantim, kush jeni, nga vini, ku vijoni mësimet?

Renis Domi: Jam 11 vjeçar në klasën e gjashtë në shkollën “Kushtrimi Iirisë”.

Kids of Kosova: Kur keni filluar të merreni me muzikë, në çfarë moshe?

Renis Domi: Unë kam filluar të këndoj në moshën 6-vjeçare, kënga për mua është si ajri, pa të cilën nuk jetohet.

Kids of Kosova: Në çfarë festivale keni marrë pjesë dhe cilat çmime keni fituar?

- Advertisement -rrrrrrr

Renis Domi: Kam marrë pjesë në festivale të ndryshme folklorike ku jam vlerësuar me çmime të ndryshme. Pjesëmarrja ime më e madhe ishte në Top Talent ku unë shkova në finale, dhe jam shumë i lumtur se fitova zemren e publikut të cilët më kanë vlerësuar e duartrokitur pafund, për çka i falënderoj shumë.

Unë kam disa këngë në YouTube, ndërsa këto ditë del kënga ime e re, bashkëpunim me një këngëtare të mrekullueshme Govi Reka. Kënga jonë titullohet (E kam për nder që jam shqiptar).

Kids of Kosova: Ju keni marrë pjesë edhe në një film, na flisni pak më shumë?

Renis Domi: Unë kam marrë pjesë në një film që titullohet (Haluc) është një film për të rritur, bëhet fjalë për vrasje dhe unë kam një rol shumë të bukur të një fëmije që i vrasin babin.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen? Çfarë ëndërroni të bëheni kur të rriteni?

Renis Domi: Shpresoj shumë që me punë e me besim në vetvete  dhe me Zotin para do t’i realizoj të gjitha planet e mia. Perveç një këngëtar i madh që kjo nuk diskutohet, se kënga më buron nga shpirt, dëshiroj të bëhem një ‘showman’ i famshëm. (Kids of Kosova)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Pranvera Qerimi, mësuesja nga Ferizaj: Punën në arsim e nisa më 2022, ndjenjë e veçantë kur e kapa ditarin – s’do ta harroj...

Para dy vitesh nisi punën në arsim. Thotë se nuk do ta harroj kurrë...

INTERVISTË| Selvije Makolli, mësuesja nga Prishtina që pas orarit mëson fëmijët me kancer në Onkologji: Jam e lumtur që po ju ndihmoj

29 vite kontribut të çmueshëm në arsimin shqip si mësuese e matematikës, ku vazhdon...

INTERVISTË| Mirvete Bahtiri – drejtoreshë e shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë: Të kërkojmë vazhdimisht ngritje të cilësisë në arsim

Intervistë me Mirvete Bahtiri - drejtoreshë e shkollës "Zenel Hajdini" në Prishtinë Sa është e...

INTERVISTË: Isa Zenuni, drejtor i shkollës “Jahë Salihu” në Molliq të Gjakovës: Performanca e mësimdhënësve të bëhet nga inspektorët e arsimit

Gazeta Online AlbanianEducation.net që i dedikohet fushës së arsimit ditë më parë publikoi një...