E shtunë, 27 Korrik, 2024

Rëndësia e babait në jetën e vajzës

- Advertisement1-

Është një fakt që babai është burri i parë që takon dhe dashuron një grua.

Ndikimi i babait në jetën e një vajze është vendimtar dhe aq i rëndësishëm sa çdo marrëdhënie e ardhshme me seksin e kundërt projektohet përmes kësaj përvoje.

- Advertisement -

Sjellja e babait ndaj nënës por edhe ndaj vetë vajzës do të jetë modeli i sjelljes që ajo do ta konsiderojë normale në të ardhmen nga burrat.

Mesazhi që vajza do të formojë për veten e saj varet në një masë të madhe nga qëndrimi i babait të saj. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për të që të marrë pranimin, butësinë dhe dashurinë që i nevojitet në këtë moshë kritike nga babai i saj. Në këtë mënyrë, ajo do të ndjehet e sigurt dhe do të jetë në gjendje të ndërtojë një vetëvlerësim të fortë.

Prandaj, ne e kuptojmë se cilësia e marrëdhënies së vajzës me babanë përcakton edhe cilësinë e marrëdhënies që ajo do të ketë në të ardhmen me seksin e kundërt në përgjithësi.

Babai përmes rolit të tij të rëndësishëm plotëson nënën në formësimin e personalitetit të fëmijës, si dhe ekuilibrin e tij psiko-emocional. Në trekëndëshin e një familjeje, baba – nënë – fëmijë, ne të gjithë kalojmë nëpër të gjitha rolet dhe marrim mësime shumë të rëndësishme, të tilla si si të jemi baballarë, nëna, bashkëshortë, miq, vajza dhe djem.

Të gjitha këto marrëdhënie janë të dyanshme dhe përmes tyre ne zbulojmë veten dhe evoluojmë, sikurse është në të vërtetë qëllimi i jetës sonë.

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor / Revista Psikologjia

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...