Rektori Qerimi nderon me mirënjohje profesoreshat e UP-së

- Advertisement -

Me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Grave, rektori i UP-së, prof. Qerim Qerimi, ka nderuar me mirënjohje profesoreshat e njësive akademike, si dhe dy dekanet, atë të Fakultetit të Mjekësisë dhe të Fakultetit të Filologjisë, me motivacionin për kontribut meritor dhe shërbim për universitetin.

- paragrafi 1 -

Profesoreshat kanë dhënë kontribut qenësor në zhvillimin dhe avancimin e UP-së, nga shërbimi shumëvjeçar në ligjërim, angazhim brenda strukturave të njësive akademike, si dhe me punë shkencore në fushat përkatëse.

- Advertisement -

“Sot do të ndajmë mirënjohje për ju, për kontributin tuaj meritor dhe për shërbimin për universitetin. Megjithatë, ne e kemi zgjedhur këtë datë më tepër për arsye simbolike. Por nuk është që mirënjohjet po i japim për këtë ditë, por për vite e dekada kontribut e shërbim tuajin për këtë institucion, që ne e kemi aq afër zemrës”, u shpreh rektori Qerimi para profesoreshave të shpërblyera me mirënjohje. Universiteti tashmë ka zhvilluar dhe miratuar Planin për Barazi Gjinore dhe mbetet i përkushtuar për zbatimin e tij.

Falënderuese për nderimin e pranuar ishin dekanet e shpërblyera, prof. Lindita Sejdiu-Rugova nga Fakulteti i Filologjisë dhe prof. Suzana Manxhuka-Kërliu nga Fakulteti i Mjekësisë, të cilat shprehen mirënjohjen e tyre për njohjen e këtij kontributi nga ana e rektoratit.

Lista e profesoreshave të shpërblyera me mirënjohje:

- Advertisement -

Prof. Gentiana Beqa-Ahmeti – Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit;
Prof. Zana Baruti-Gafurri – Fakulteti i Mjekësisë;
Prof. Laura Kusari – Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit;
Prof. Teuta Abrashi – Fakulteti i Filologjisë;
Prof. Arta Basha-Jakupi – Fakulteti i Arkitekturës;
Prof. Ganimete Kulinxha – Fakulteti i Edukimit;
Prof. Linda Gusia – Fakulteti Filozofik;
Prof. Mirlinda Batalli – Fakulteti Juridik;
Prof. Frerdije Zhushi – Fakulteti i Shkencave Matematike – Natyrore;
Prof. Merita Juniku-Qerkezi – Fakulteti i Arteve;
Prof. Iliriana Miftari – Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë;
Prof. Vjosa Shatri-Kurtaj – Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike;
Prof. Ardiana Gashi – Fakulteti Ekonomik;
Prof. Shqipe Bajçinca-Brestovci – Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit;
Prof. Suzana Manxhuka-Kërliu – Dekane, Fakulteti i Mjekësisë;
Prof. Lindita Sejdiu-Rugova – Dekane, Fakulteti i Filologjisë.