Rektori Qerimi mëngjesin e së mërkurës e ngrëni bashkë me studentët në Mensë

- Advertisement -

I veçantë ishte mëngjesi i së mërkurës për rektorin Qerim Qerimi. Ai e nisi ditën duke ngrenë mëngjes me studentët në Mensën e Studentëve të UP-së.

Gjatë vizitës atje, rektori u shoqërua nga përfaqësues të studentëve, ndërkaq takoi edhe drejtorin e Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, si dhe Fahri Osmanin, drejtor i Mensës.

- Advertisement -

Rektori u interesua për kushtet që u ofrohen studentëve në këtë qendër dhe nevojat për ofrim të shërbimeve sa më cilësore për studentët tanë, ndërkaq u shpreh i befasuar me shërbimin që pranoi.

Ai diskutoi me studentët rreth kërkesave që ata i kanë, duke i inkurajuar që të ndajnë sugjerimet e tyre në mënyrë që të ofrohen shërbime edhe më cilësore në të ardhmen.