E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Rektori Qerim Qerimi dhe delegacioni i UP-së zhvillojnë takime në Universitetin Linnaeus në Suedi

- Advertisement1-

Rektori Qerim Qerimi dhe delegacioni nga Universiteti i Prishtinës u takuan me dekanin e Fakultetit të Shkencave Sociale, profesor Daniel Alvunger, ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit me Fakultetin Filozofik në kuadër të programit Erasmus+.

Rektori Qerimi dhe delegacioni i UP-së patën biseda edhe me profesorët e Universitetit Linnaeus, Zenun Kastrati dhe Fisnik Dalipi. Ata diskutuan projektin Erasmus+ (ICM), duke u fokusuar në shkëmbimet e studentëve dhe stafit, si dhe duke u përgaditur për aplikim në thirrjen e radhës. U takuan dhe me profesor Jesper Andersson, dekan i Fakultetit Teknologjik, si dhe me profesor Arianit Kurtin, ku u bisedua për projektin TIK përmes të cilit Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike ndihmoi në themelimin e programit të doktoraturës, duke i ofruar stafit trajnime dhe seminare.

- Advertisement -

“Të dy universitetet janë të përkushtuara për të forcuar partneritetin e tyre dhe për projektet e përbashkëta të ardhshme që do të përfitojnë reciprokisht të dy institucionet. 🤜🤛🌟”, thuhet në njoftim. /AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...