- Advertisement1-
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, ka deklaruar se ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, është e përfshirë në përpjekjet për shkarkimin e tij nga pozita.
“Nuk mundem të flas për qeverinë në tërësi, sepse nuk e di se si konsultohen ndërmjet vete”, ka thënë fillimisht ai duke vazhduar me pohimin “por po, ministrja është e përfshirë në këtë zhvillim të ri në UP”.
- Advertisement -
Ndërkaq, duke iu përgjigjur zërave se është mbështetës i Partisë Demokratike të Kosovës, Sahiti e mohoi një gjë të tillë.