E hënë, 24 Shkurt, 2025

Rektori i Universitetit të Tetovës u takua me filantropin Lazim Destani – ia dhuron logon e 30-vjetorit

- Advertisement1-

Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli është takuar sot me filantropin e njohur  Lazim Destani, shkruan AlbanianEducation.net.

Vizita e sotme është zhvilluar në kuadrin e takimeve që Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli i realizon në 30-vjetorin e Universitetit me personalitete të njohura nga lëmi i arsimit, shkencës, kulturës, artit dhe sipërmarrësisë, sidomos me kontribues që e kanë ndihmuar këtë institucion që në fillim të veprimtarisë arsimore-shkencore.

- Advertisement -

Drejtuesit e UT-së ndër vite e kanë çmuar kontributin e Lazim Destani si një arsimdashës, humanist dhe veprimtar i njohur.

Në këtë takim Rektori, Prof. Dr. Jusuf Zejneli theksoi se ky vit përpos që shënon 30-vjetorin e themelimit (17 dhjetor 1994 – 17 dhjetor 2024), dëshmon edhe për konsolidimin e plotë të Universitetit të Tetovës në të gjitha segmentet institucionale.

Këtu u veçuan investimet në kampusin universitar, digjitalizimi i shërbimeve, botimet e revistave ndërkombëtare si dhe bashkëpunimi ndëruniversitar me universitete prestigjioze nga rajoni dhe bota.

Rektori i UT-së dhe Kryetari i Bordit Këshillëdhënës i kompanisë Ecolog vlerësuan se, UT-ja si universiteti i parë në gjuhën shqipe, për tri dekada me radhë ka luajtur rol thelbësor në ndryshimet pozitive, arsimimin dhe emancipimin e të rinjve në vendin tonë.

Në përmbyllje të këtij takimi Rektori, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, ia dhuroi Lazim Destani logon e 30-vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...