E mërkurë, 1 Janar, 2025

Rektori i Universitetit të Ferizajt me 8 shtëpi në pronësi

- Advertisement1-

Rektori i Universitetit të Ferizajt, Agron Bajraktari ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2023 në Agjencinë Kundër Korrupsionit(AKK).

Sipas deklarimit pasuria e paluajtshme e rektorit Bajraktari është gjithsej 1,750,734 euro, e cila përbëhet nga shtëpi, banesa, lokale dhe troje.

- Advertisement -

Rektori ka 12 prona të blera dhe tre prona të trashëguara.

Në pasurinë e paluajtshme janë të deklaruara 8 shtëpi me troje, 3 banesa, 3 troje dhe një lokal.

Rektori ka deklaruar në AKK se pasuri të luajtshme e ka një veturë Mercedes në vlerë 7 mijë euro e blerë nga kursimet familjare, ndërsa bashkëshortja e tiij ka një veturë Peugeot ne vlerë 16 mijë e 700 euro.

Bajraktari ka regjistruar edhe zotërim të aksioneve 100% në kompaninë “DR&EN” në vlerë 150 mijë euro.

Ndërsa, fëmija i tij ka zotërim të 50% të aksioneve në vlerë 200 mijë euro në kompaninë “Drunez”.

Në vitin 2022 Bajraktari ka marrë një kredi në vlerë 220 mijë euro, ndërsa në vitin 2021 një kredi tjetër në vlerë 355 mijë euro.Në të ardhurat vjetore rektori ka deklaruar pagën në Universitetin e Ferizajt në vlerë 30 mijë e 814 euro.

- Advertisement -rrrrrrr

Ndërsa nga kompensimet nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve është deklaruar shuma prej 1 mijë e 422 euro.Për bashkëshorten ka deklaruar pagën në vlerë 5 mijë e 820 euro.

“Nga shitja e shtëpisë me sipërfaqe prej 269.80 m2, kam pranuar shumen prej 94,300.00 euro, e cila është paguar në llogarinë time në NLB dhe PCB. Gjatë vitit 2022, kam lëshuar Lokalin me qera 300.00 euro/muaj, e cila është paguar në llogarinë e bashkëshortes”- ka deklaruar Bajraktari.

Gjatë vitit 2022 rektori ka deklaruar se është kompensuar në vlerë 9 mijë e 51 euro për dëmet në bujqësi. /kallxo.com

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë: Zemra sot më është mbushur gëzim, po lexoj kartolinat që më kanë dërguar nxënësit

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku-Sadriu, thotë se zemra i është mbushur me...

Konstatohen keqvlerësimet në dhënien e bursave elitare, MAShTI plotëson listën e përfituesve

Një grup prej 20 studentësh të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës janë...

Nuk morën asnjë urim, SBASHK: Urojmë që më 2025, të kemi kryeministër në qeveri e jo sulltan e pashallarë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe...

Nagavci: Vetëm 7 nga 54 mësimdhënës e kaluan testin për licencë të avancuar

Nga 54 mësimdhënës që i janë nënshtruar provimit për pajisje me licencë të avancuar...