E diel, 23 Shkurt, 2025

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë: Shqetësuese rënia e numrit të studentëve

- Advertisement1-

Në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka” vijojnë studimet rreth 8 mijë studentë.

Të njëjtit, sipas Rektorit, Armand Krasniqi, kanë perspektivë të mirë edhe në tregun e punës. Kjo, pasi ky universitet, që mbushi 11 vjet, sipas Krasniqit, tenton të inkuadrojë programe studimi që i përshtatet nevojave ekonomike.

- Advertisement -

Krasniqi në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se edhe kuadri akademik tenton të jetë profesional dhe i angazhuar në punime shkencore. Por, Rektori i “Haxhi Zekës” tha se brengë e kanë uljen e numrit të studentëve, dhe jo vetëm në Universitetin e Pejës, por në përgjithësi, në ata publik dhe privat.

Ky fenomen, sipas Krasniqit po ndodhë si shkak i rënies së natalitetit, e po ashtu edhe migrimit dhe lënies së studimeve si shkak i krizës ekonomike, ku studentët ndërpresin studimet dhe zgjedhin punësimin. Ndonëse, Krasniqi, bëri me dije se aktualisht, ky vit ishte i mirë për Universitetin e Pejës, edhe për nga numri i të interesuarve për studime. /Njeshi/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...