E enjte, 6 Shkurt, 2025

Rektori i ri i Universitetit të Prizrenit mbi 186 mijë euro kursime

- Advertisement1-

Mentor Alishani dje është zgjedhur rektor i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.Para se të emërohej në këtë pozitë, Alishani ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit në mars të këtij viti.

Rektori i ri ka deklaruar se ka të kursyera 186 mijë e 500 euro në llogaritë bankare.

- Advertisement -

Pasuri të paluajtshme Alishani ka deklaruar një banesë në vlerë 60 mijë euro, një lokal në vlerë 44 mijë euro të trashëguar, ndërsa një lokal, një fermë delesh dhe tokë bujqësore në vlerë 500 mijë euro, e cila është trashëguar (1/3).

Kurse, si pasuri të tundshme, rektori ka deklaruar në AKK një veturë “Mercedes” në vlerë 15 mijë e 500 euro, për të cilën ka thënë se e ka blerë me paratë nga shitja e veturës paraprake dhe nga kursimet.

Në të ardhurat vjetore personale dhe familjare Alishani ka deklaruar pagën nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” në vlerë prej 12 mijë e 900 euro, shitja e qengjave në vlerë 20 mijë euro dhe 1 mijë e 200 euro subvencione nga Komuna e Prizrenit. /Kallxo.com

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Evans Drishti: Sindroma e një note dhe protagonizmi i një prindi

Disa prindër ushtrojnë presion mbi mësuesit për nota të larta, duke injoruar aftësitë reale...

Raimonda Sino: Material didaktik në lidhje me kriteret e vlerësimit të orës së hapur dhe të projektit kurrikular

Risitë në kualifikimin e mësuesve 2024-2025 fokusohen te vlerësimi i orës së hapur dhe...

OECD: Mësuesit shqiptarë më të keqpaguarit në Europë

Mësuesit shqiptarë janë ndër më të keqpaguarit në Europë, me pagat që janë dukshëm...

Nxënëset Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj me punim të veçantë kushtuar Pavarësisë

Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj nxënëse të shkollës "Emin Duraku", në Prizren kanë realizuar...