E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Rektori Edmond Hajrizi pranohet në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Evropës

- Advertisement1-

Me nominim nga anëtarësia, rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, duke u bazuar në kontributin e tij të lartë në shkencë dhe inovacion, është pranuar si anëtar i rregullt në Akademinë prestigjioze të Shkencave dhe Arteve të Evropës, një ndër institucionet më të larta akademike në kontinent.

Ky institucion, i njohur për përzgjedhjen e emrave më të mëdhenj të shkencës, artit dhe qeverisjes në Evropë, numëron mes anëtarëve të tij 28 fitues të Çmimit Nobel dhe liderë të shquar të komunitetit ndërkombëtar.

- Advertisement -

“Ky pranim shënon një arritje jo vetëm për Rektorin Hajrizi, por edhe për Kosovën dhe UBT-në, duke konfirmuar edhe një herë tjetër se përkushtimi ndaj inovacionit dhe ekselencës akademike mund të sjellë suksese ndërkombëtare dhe t’i japë vendit tonë një zë të fuqishëm në arenën globale”, thuhet mes tjerash në njoftimin e bërë nga UBT. /AlbanianEducation.net

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh zgjedh kryesinë e re të Këshillit të Prindërve

Shkolla "Hamit Sejdiu" në Kërpimeh të Podujevës ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit...

Qortohet se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë – 10-vjeçari kinez i hakmerret babait

Një djalë 10-vjeçar, i qortuar nga i ati për moskryerjen e detyrave të shtëpisë,...

Nxënësja Alea Dvorani, fiton “Çmimin e Parë” në manifestimin “Flaka e Janarit”

Alea Dvorani, nxënëse e shkollës "Meto Bajraktari" në Prishtinë ka fituar "çmimin e parë"...

Nga Malvina Rista: Fëmijët në Epokën Digjitale: Konsumatorë të Teknologjisë apo Krijues të Dijes?

Jemi në epokën e teknologjisë dhe informacionit, ku interneti është bërë pjesë e pandashme...