E diel, 23 Shkurt, 2025

Rejvi Dervishi, nxënësi i klasës së 9-të – autor i dy librave

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi, ka prezantuar Rejvi Dervishin, nxënësin që sapo ka përfunduar klasën e 9-të në shkollën “Emin Duraku” Tiranë dhe është autor i dy librave.

Ministrja Kushi i ka uruar Rejvit sa më shumë suksese dhe frymëzim në rrugëtimin që sapo ka nisur drejt botës së bukur të librave!

- Advertisement -

Postimi i ministres Kushi:

Ju prezantoj me Rejvi Dervishin, nxënësin që sapo ka përfunduar klasën e 9-të në shkollën “Emin Duraku” Tiranë dhe është autor i dy librave.

📖 Libri i tij i parë “Letra në Ishull” është një robinsonatë, rrëfimi i një djali të ri të cilin fati e hedh mes shumë sfidave në një ishull të harruar prej botës e të mbetur në kohë të shkuara. Në këtë ishull, ku duket sikur gjithçka është kundër tij e fundi është gjithnjë e më afër, ai nis një jetë të re, të mbushur me emocione dhe aventura.

📖 Libri i tij i dytë “Misteri O.S” është një roman që nis nga fantazia e një fëmije, por që shndërrohet në një uragan ngjarjesh, duke krijuar një histori që të mban pezull deri në faqen e fundit. Personazhi kryesor, një fëmijë tepër i apasionuar pas leximit, përfshihet në zgjidhjen e një misteri shumë të vjetër dhe pikërisht atëherë kur mendon se çdo gjë është zgjidhur, fakte të reja dalin në dritë dhe intrigojnë më shumë mendjen e tij.

I uroj Rejvit sa më shumë suksese dhe frymëzim në rrugëtimin që sapo ka nisur drejt botës së bukur të librave! 🥰

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....