E martë, 21 Janar, 2025

Regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë, shkolla “Gjergj Fishta” në Prishtinë vjen me një njoftim të gjatë

- Advertisement1-

Shkolla fillore “Gjergj Fishta”, Prishtinë në ka njoftuar se nga data 15.05. 2023 deri më 16.06.2023, çdo ditë pune nga ora 11:30 – 13:00 bëhet regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë dhe në klasën përgatitore – parafillor, shkruan Albanian Education.

Njoftimi i plotë i shkollës:

- Advertisement -

NJOFTIM PUBLIK

Të nderuar prindër,

Ju njoftojmë me procedurat dhe rregullat për regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë dhe në klasën përgatitore – parafillor në shkollën tonë SHFMU “Gjergj Fishta” – Prishtinë.
Sipas vendimit nr. 03-245-2023 të Komunës së Prishtinës të nxjerrë nga drejtorja e DKA-së, regjistrimi fillon nga dt.15.05. 2023 deri më dt. 16.06.2023, çdo ditë pune nga ora 11:30 – 13:00.

Procedura e regjistrimit të fëmijëve në klasë të parë bëhet në bazë të UA-9/2023, pra:
Fëmija regjistrohet në klasë të parë pasi të ketë mbushur moshën minimale gjashtë (6) vjeç ( deri te data 31.12.2023, të gjithë ata fëmijë që mbushin moshën 6 vjeç).

Regjistrimin e fëmijëve e bënë Ekipi profesional i shkollës në përbërje:

1) Anita Krasniqi – Psikologe e shkollës,

- Advertisement -rrrrrrr

2) Dr.Emine Zeqiri- doktoreshë e shkollës(asiston Erzana Fejzullahu – infermiere e shk.)

3) Sherife Ismajli, Valbona Haxhiu, Florije Haziri, Lejla Kastrati, Arbenita Rexha Hasani – mësuese të Aktivit Profesional për kl. e parë të v. shk. 2023 – 2024 sipas orarit.

Sipas N.4.1.fëmija duhet të ketë certifikatën/ekstraktin e lindjes, certifikatën e vaksinimit dhe dëshminë e vendbanimit.

Sipas N.4.2 fëmija duhet të ketë dokumentet e prindit / kujdestarit ligjor,

Sipas N.4.3 në prani të prindit plotësohet formulari i regjistrimit

Sipas N.4.4. për fëmijët që kanë ndjekur edukimin parafillor në raste specifike mund të ketë një vlerësim përshkrues për fëmijën nga edukatorja.

Sipas N.7.1. Ekipi nga Shërbimi profesional i shkollës vlerëson pjekurinë njohëse, sociale, motorike dhe emocionale të fëmijës

Sipas N.7.3.4. Vlerësimi dhe regjistrimi i fëmijës bëhet në prani të së paku njërit prind / kujdestar ligjor.

Shkolla mund të shpallë një afat të dytë regjistrimi vetëm nëse mbeten vende të lira.
Në mënyrë që të evitohen pritjet për shkak të procedurave të vlerësimit dhe që të jetë sa më efikas regjistrimi Prindërit duhet të caktojnë termin paraprakisht për regjistrim te sekretarja e shkollës.

Që nga dt.20.06.2023 deri 23.06.2023, bëhet shqyrtimi i dokumentacionit të aplikuesve.

Më 26.06. 2023 bëhet publikimi i listave përfundimtare të sistemimit të nxënësve të aprovuara nga drejtorja e shkollës.

Më 28.06. 2023, në ora 14:00 shkolla organizon ceremoni mirëseardhjeje të fatosave dhe yllkave ( me prindërit e fëmijëve) që të njoftohen me mësueset përkatëse.

Mirë se vini!

SUKSESE!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Cineplexx mban aktivitet në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë – nxënësit fitojnë bileta falas

Kinemaja Cineplexx ka zhvilluar një aktivitet kulturor me nxënësit e klasave të katërta në...

Dritan Staro: Nivelet e mësuesve për zhvillimin profesional sipas Gabriel Diaz Maggioli

Shkrimi i përgatitur nga Dritan Staro bazohet në eksperiencën e Dr. Gabriel Díaz Maggioli....

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...